Njerëzit mund të jenë shumë të ashpër kur është fjala për të treguar se si e shohin trupin e tyre.
Së fundmi është zbuluar se meshkujt janë më të prirë sesa femrat ta konsiderojnë veten si joshës, transmeton Telegrafi.
Këto zbulime janë nga një studim i ri me shkencëtarë gjermanë, të cilët kishin kryer një eksperiment me 100 meshkuj dhe 100 femra, të gjithë të moshave 18 deri 30 vjet me një indeks të masës trupore (BMI) prej 18.5 deri në 23.5.
Për ndryshe, BMI-ja “ideale” për femrat konsiderohet të jetë 21.5 dhe 27.5 për meshkujt.
Sidoqoftë, shkencëtarët kanë konstatuar se meshkujt kanë tendenca ta mbivlerësojnë veten në aspektin e bukurisë, ndërkaq femrat e vlerësojnë veten thuajse ashtu siç janë në të vërtetë.
Autorët e studimit thonë se vetëbesimi i tepërt është fitimprurës për meshkujt sepse ndihen më të vlefshëm dhe më të kënaqur me trupin e tyre, por edhe u mundëson atyre t’i përballojnë më lehtë pasiguritë trupore që i kanë.
Por, përse femrat nuk e mbivlerësojnë bukurinë e tyre?
Ekspertët thonë se për femrat është e rëndësishme të shfaqen miqësore dhe t’i theksojnë ngjashmëritë në grup në mënyrë që të inkurajojnë harmoni dhe ndjenja pozitive në grup.
Kështu, femrat kanë më shumë konsideratë të mos e vlerësojnë veten si më të mirë sesa femrat tjera në mënyrë që të shmangin paraqitjen si egoiste apo mendjemadhe. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDashuria për veten: Çka është dhe si ta kultivojmë ?
Tri shenjat e horoskopit që janë të papara për komunikim
Asnjëherë mos flini me çorape gjatë natës
Çfarë nuk duhet të zbuloni për veten tuaj në punë: Shumë njerëz bëjnë gabime
Urime të zgjuara për përvjetorët e martesës
Risi dhe trende në mobilimin e shtëpisë: Këshilla dhe ide kreative!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Arda Guler nga Turqia i dërgon mesazh Carlo Ancelottit për minutazhën te Real Madridi
Çfarë janë uraganet, sa të rrezikshëm janë dhe çfarë mund të ndihmojë në zbutjen e dëmeve?
Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar
Pamje nga vizita e Jakup Krasniqit te varri i vëllait, më pas i takon familjarët në fshatin e tij
Kaloi 50 mijë konkurrentë në audicion - kush është Nora Tushi, shqiptarja që po mahnit jurinë gjermane
Berisha: Do të dalin audio-incizime të tjera, do të na vijë turp