LAJMI I FUNDIT:

Ngritet aktakuzë për pesë zyrtarë të komunës së Prizrenit për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Ngritet aktakuzë për pesë zyrtarë të komunës së Prizrenit për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë lidhur me projektin “Ndërtimi i shtëpisë së kulturës në fshatin Zhur” kundër pesë personave dhe atë: A.S., si person zyrtar përkatësisht si menaxher i projektit “Ndërtimi i shtëpisë së kulturës në fshatin Zhur”, R.M., M.B., H.P., dhe D.M., si persona zyrtar në cilësinë e Organit mbikëqyrës të punimeve në projektin “Ndërtimi i shtëpisë së kulturës në fshatin Zhur” për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Sipas aktakuzës, të akuzuarit akuzohen se në periudhën kohore tetor 2009 në vazhdimësi deri me 12 dhjetor 2017, duke mos i përmbushur detyrat zyrtare me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete apo personin tjetër i shkaktojnë dëm buxhetit të Republikës së Kosovës, në atë mënyrë që gjatë mbikëqyrjes së punimeve në projektin “Ndërtimi i shtëpisë së kulturës në fshatin Zhur”, kanë lejuar ekzekutimin e pagesave për operatorin ekonomik përkundër asaj se punimet në pozicionet e caktuara nuk janë kryer, dhe atë në vlerë totale prej 962,387.95 euro, si dhe pranimi teknik i këtij objekti akoma nuk është bërë dhe nuk është lëshuar për shfrytëzim.

Me këto veprime, të akuzuarit kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.


Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të akuzuarit të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprën penale e cila u vihet në barrë, transmeton Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Kush është Stane Gashi,

Kush është Stane Gashi, "nëna e UÇK-së"

Lajme
Raportet Kosovë-Serbi, Steinbaum: Shkëmbimi i territoreve mund të rikthehet si ide nga administrata Trump

Raportet Kosovë-Serbi, Steinbaum: Shkëmbimi i territoreve mund të rikthehet si ide nga administrata Trump

Lajme
Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit

Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit

Lajme
Detaje nga dosja: Viktimat e të pandehurit kishin lënë një takim para vrasjes në Klinë, një familjar tha se 'do të marrë hak'

Detaje nga dosja: Viktimat e të pandehurit kishin lënë një takim para vrasjes në Klinë, një familjar tha se 'do të marrë hak'

Drejtësi
Fundjavë me temperatura dimërore në Kosovë

Fundjavë me temperatura dimërore në Kosovë

Lajme
Kosova gëzon mbështetjen e Suedisë për anëtarësim në BE dhe NATO

Kosova gëzon mbështetjen e Suedisë për anëtarësim në BE dhe NATO

Lajme
Kalo në kategori