LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Samiti i Berlinit e ka normalizuar rajonin

Haradinaj: Samiti i Berlinit e ka normalizuar rajonin

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pas mbledhjes së Qeverisë ka thënë se Samiti i Berlinit e ka normalizuar rajonin, dhe që pjesa kryesore e këtij samiti i është kushtuar marrëdhënieve Kosovë-Serbi, transmeton Telegrafi.

Para mediave, kryeministri Haradinaj ka folur edhe për takimin e ardhshëm i cili do të mbahet pas tre muajsh në Paris.

“Kosova duhet të plotësojë formatin e tij, sepse nuk bëhet vetëm fjalë për një takim, por për një dialog, dhe se në dialog duhet të jetë edhe delegacioni i mandatuar nga parlamenti. Përveç presidentit Thaçi, duhet të jenë edhe Limaj, Pacolli e Ahmeti. Po shkojmë në një proces serioz”.


“Sa i përket marrëdhënies Kosovë-Serbi, besoj se tashmë jemi formuar, dhe nuk shkohet në dialog për shkëmbim territoresh por për njohjen reciproke. Dhe është qartësuar se nuk do të diskutohet për taksën”.

“Takimi i Parisit është më serioz, dhe duhet të koordinohemi me Amerikën sepse është garantuese e një marrëveshje”.

Haradinaj theksoi se kanë konfirmuar pjesëmarrjen në takimin e Parisit.

Gjithashtu, kryeministri deklaroi se idetë për shkëmbimin e territoreve tashmë i përkasin të kaluarës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Grenell: Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në, ishte kundër çdo ideje të propozuar nga amerikanët

Grenell: Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në, ishte kundër çdo ideje të propozuar nga amerikanët

Lajme
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Lajme
Moti për pesë ditët e ardhshme

Moti për pesë ditët e ardhshme

Lajme
Serbët për zgjedhjet në Kosovë: “E rëndësishme ta kemi dikë që lufton për ne”

Serbët për zgjedhjet në Kosovë: “E rëndësishme ta kemi dikë që lufton për ne”

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Kallas: Normalizimi i plotë i marrëdhënieve është e vetmja rrugë për Kosovën dhe Serbinë të shkojnë drejt BE-së

Kallas: Normalizimi i plotë i marrëdhënieve është e vetmja rrugë për Kosovën dhe Serbinë të shkojnë drejt BE-së

Lajme
Kalo në kategori