Pas një viti anëtarësim në Nismën Socialdemokrate, Resul Sinani ka vendosur ta braktisë këtë parti.
Ai në një shkrim të publikuar në profilin e tij zyrtar në Facebook, ka thënë se ka vendosur ta braktisë Nismën Socialdemokrate, e cila sipas tij, nuk po shkon në drejtimin e duhur, transmeton Telegrafi.
Në shkrimin e bërë, ai ka thënë se nuk i është shuar ideja për të hyrë në politikë, por që nuk ka dhënë detaje tjera se cilës parti do të mund t’i bashkohet.
“Më lejoni që në fillim t’ju falënderoj të gjithëve për mirëkuptimin tuaj dhe mbështetjen tuaj për t’u angazhuar në politikë dhe në Partinë Nisma Socialdemokrate, e gjithashtu edhe për mbështetjen dhe përkrahjen tuaj që më keni dhënë këto ditë për largimin tim prej aty. Nëse unë ju kam befasuar me vendimin tim për t’u angazhuar në parti, ju më keni befasuar me përkrahjen e vendimit tim për t’u larguar prej saj, që dorën në zemër, është shumë herë më e madhe se sa kur kam aderuar”, ka shkruar ai.
Shkrimi i plotë:
Isha në trenin e gabuar
Gjatë këtyre ditëve, kam pranuar shumë pyetje, nga miq që i njoh personalisht, nga shumë dashamirë që nuk i njoh personalisht, por edhe nga gazetarë, lidhur me vendimin tim për t’u larguar nga Partia Nisma Socialdemokrate e Kosovës.
Më lejoni që në fillim t’ju falënderoj të gjithëve për mirëkuptimin tuaj dhe mbështetjen tuaj për t’u angazhuar në politikë dhe në Partinë Nisma Socialdemokrate, e gjithashtu edhe për mbështetjen dhe përkrahjen tuaj që më keni dhënë këto ditë për largimin tim prej aty. Nëse unë ju kam befasuar me vendimin tim për t’u angazhuar në parti, ju më keni befasuar me përkrahjen e vendimit tim për t’u larguar prej saj, që dorën në zemër, është shumë herë më e madhe se sa kur kam aderuar!
Nuk dua të merrem me të kaluarën dhe nuk do të merrem, sepse e rëndësishme është e ardhmja. Mirëpo, ndjehem i obliguar ndaj të afërmve dhe opinionit të gjerë të sqaroj vendimin tim të fundit. Sado që mund të jetë dukur i papritur apo i nxituar, nuk është fare i tillë, madje mund të them se kam pritur gjatë, që nga shtatori i vitit të kaluar. Për t’u angazhuar në politikë, unë së pari kam pasur IDENË, për realizimin e së cilës, kam krijuar BESIMIN dhe pastaj jam bërë pjesë e saj. Këtë besim e kam krijuar pas bisedave të drejtpërdrejta me liderin e NSD, prandaj edhe kam marrë vendimin për aderim aty. Mirëpo, që ideja të realizohej duheshin disa veprime konkrete të cilat nuk ndodhën kurrë. Përkundrazi, veprimet shkonin në drejtim të kundërt. Nuk u dashtë shumë kohë që të kuptoja se isha në trenin e gabuar. Muajt në vijim, ma forcuan këtë bindje dhe shumë natyrshëm, vendosa të zbres nga ai tren i cili nuk po shkonte në drejtimin e duhur.
Gjatë këtij viti të angazhimit tim në politikë, megjithatë IDEJA për të hyrë në politikë nuk është shuar tek unë, përkundrazi, është forcuar dhe është formësuar. Sot, pavarësisht se a do të jem pjesë e ndonjë subjekti politik apo jo, unë rreshtohem fort dhe i bindur krah atyre që mendojnë se Kosovës i duhet NDRYSHIMI i skenës politike! Çdo ditë që po kalon, ky ndryshim po bëhet më i nevojshëm dhe më i domosdoshëm, por ai mund të ndodh vetëm përmes votës. Kur them ndryshim, e kam fjalën për ndryshim të vërtetë të skenës politike e jo të tilla si deri më tani për të cilat në fund kemi mbërritur në konstatimin se “Ujku qimen e ndërron, por zanatin s’e harron”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Konkursi i dyshimtë i Policisë, IPK: Do t’i verifikojmë informatat
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Drejtori i RTK-së: Gjuha e përdorur nga deputeti Dimal Basha, e papranueshme
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe