LAJMI I FUNDIT:

Moderatori Resul Sinani lë RTK-në, i bashkohet Nismës Socialdemokrate

Moderatori Resul Sinani lë RTK-në, i bashkohet Nismës Socialdemokrate

Moderatori i lajmeve, Resul Sinani, ka konfirmuar se e ka lënë televizionin publik RTK-në, për t’iu bashkëngjitur partisë së Fatmir Limajt, Nisma Socialdemokrate.

Sinani, përmes një postimi në Facebook, ka treguar se sot do të jetë hera e fundit që prezanton lajmet në RTK.


“Do të jem i nderuar dhe krenar që do të bëhem pjesë e POLITIKËS përmes partisë NISMA Socialdemokrate”, ka shkruar Sinani.

Postimi i plotë i Sinanit:

“Një MIRËMBETSHI e pa thënë

Të nderuar miq,

Sot kisha menduar që ta kem edicionin e fundit të lajmeve në RTK, në studion ku jemi takuar prej 17 vjetësh, dhe aty t’ju thoja ‘mirëmbetshi’ për herë të fundit me mirënjohjen më të madhe ndaj jush!

Mirëpo, siç e keni kuptuar nga shkrimet e sotme në portale, unë kam vendosur që të mos e ushtroj më këtë profesion. Pas publikimit të këtij lajmi, “mirëmbetshi” më duhet t’ju them vetëm përmes këtij postimi në FB. Kolegëve të Gazetës Ekspress, që e kishin kuptuar dhe e botuan lajmin, nuk di a t’ua marr inati, apo t’u them faleminderit, sepse e kisha të vështirë dhe nuk e di a do të mund ta përballoja moderimin e sontëm, duke e ditur se ai do të ishte i fundit. Ndoshta më mirë kështu!

Prandaj, përmes këtij postimi për të gjithë dua të konfirmoj dy gjëra:

– PO, nuk do të jem më në RTK dhe këtu e përfundoj udhëtimin tim në media pas gati 19 vjetësh.

– PO, do të jem i nderuar dhe krenar që do të bëhem pjesë e POLITIKËS përmes partisë NISMA Socialdemokrate.

Të tjera që janë shkruar në tekstet e portaleve, nuk i konfirmoj, por ia lë të ardhmes!

Përveç politikës, me mburrje e them se do të jem pjesë e Kolegjit AAB, ku do të vazhdoj të jap kontributin tim si profesor i lendëve të Komunikimit dhe Gazetarisë, profesion të cilin e ushtroj prej më shumë se një dekade dhe për të cilin jam shkolluar.

Me këtë rast, kam kënaqësinë dhe ndihem i nderuar por edhe krenar që kam mundësinë t’ju drejtohem shikuesve të RTK, kolegëve dhe të gjithë miqve të mi, por edhe familjes sime, për t’ju shpheur falenderimet e pakufishme që më kanë përkrahur, mbështetur, shoqëruar dhe më kanë qëndruar afër përgjatë gjithë këtyre viteve.

Për vendimin tim, e di që e kam mirëkuptimin e të gjithë atyre duhet, prandaj i falenderoj, sepse ai mirëkuptim është motiv dhe shtytje në rrugëtimin e ri. Prandaj shumë faleminderit!

Puna e gjatë në media më ka mundësuar që të kem shumë miq nga skena politike, nga të gjitha partitë politike, me të cilët besoj që do të bëjmë më të mirën për t’i shërbyer vendit.

Kolegëve në NISMA Socialdemokrate, të cilëve shpejti do t’iu bashkohem në rrugëtimin e tyre që e kanë nisur para katër vjetësh, iu premtoj angazhim të sinqertë me gjithë potencialin tim” (sic), ka shkruar Sinani. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Drejtësi
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori