LAJMI I FUNDIT:

Derkoski: Besoj se të dielën do të zgjedhet kryetari i ri i shtetit

Derkoski: Besoj se të dielën do të zgjedhet kryetari i ri i shtetit

“Besoj se të dielën do të zgjedhet kryetari i ri i shtetit, do të arrihet censusi i nevojshëm dhe do të kemi zgjedhje të pastra si parakusht për shumë punë tjera të cilat e presin shtetin tonë”.

Këtë e theksoi sot kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve Oliver Derkoski. Në konferencën që u mbajt në shtypshkronjën “Kiro Dandaro” në Manastir, Derkoski tha se pret që dita e zgjedhjeve të jetë demokratike dhe korrekte, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“E kemi marrë materialin votues dhe e kemi ndarë tek çdo Komision Komunal Zgjedhor. Materiali është punuar në kohë dhe gjatë ditës do të shpërndahet. Fushata për rrethin e dytë ka kaluar në atmosferë të qetë, pa shkelje serioze të procesit, ndërsa për ne e rëndësishme është të kemi zgjedhje demokratike dhe korrekte”, tha Derkoski.

Ndryshe, në listën zgjedhore e cila është përmbyllur më 29 mars të regjistruar janë 1.808.131 votues, ndërsa që të realizohet censusi i nevojshëm duhet të votojnë 723.253 votues./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Lajme
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
Kalo në kategori