LAJMI I FUNDIT:

Qeveria e Shqipërisë u ka borxh 1.5 miliard euro bizneseve

Qeveria e Shqipërisë u ka borxh 1.5 miliard euro bizneseve

Në fund të 2017, për herë të parë së paku nga 2013-ta qeveria e Shqipërisë ka detyrime ndaj të tretëve më shumë se sa të tretët i kanë asaj.

Sipas përllogaritjeve zyrtare nga Banka e Shqipërisë, qeveria ka detyrime ndaj të tretëve të raportuara nën zërin (llogari të pagueshme) me një vlerë 190 miliardë lekë ose 1.5 miliardë euro, në fund të vitit 2017. Detyrimet përfshijnë faturat e papaguara në kohë ndaj sektorit të biznesit, individëve etj. Këto detyrime nuk përfshijnë llogaritë e borxhit publik. Detyrimet e qeverisë ranë me 12 miliardë lekë gjatë 2017-es, teksa u rriten me rreth 20 miliardë lekë në raport me vitin 2013.


Ndërsa llogaritë e arkëtueshme ishin rreth 171 miliardë lekë ose 1.3 miliardë euro në fund të vitit 2017. Kjo shumë përfshin pretendimet e autoriteteve publike ndaj agjentëve ekonomikë, të tilla si komisione, taksa dhe sigurimet shoqërore, që për 2017, vlerësohen në 172 miliardë lekë, nga 224 miliardë në fund të 2016.

Përgjatë 5 viteve të fundit, llogaritë e arkëtueshme të qeverisë ishin më të larta se ato të pagueshmet, por në vitin 2017 këto raporte u përmbysen (shih grafikun) ku detyrimet ishin rreth 19 miliardë lekë më shumë se llogaritë e arkëtueshme.

Detyrimet financiare e përgjithshme të sektorit të qeverisë së përgjithshme vlerësohen në nivelin 1,2 triliardë lekëve, nga 1,18 triliardë lekë në fund të vitit 2016, ku pjesa më e madhe i takon borxhit publik.

Instrumenti kryesor i financimit i përdorur nga qeveria e përgjithshme vijon të jenë “letrat me vlerë të borxhit”, të cilat përbëjnë rreth 48% të totalit të detyrimeve.

Mbajtësit kryesorë të letrave me vlerë të borxhit të qeverisë janë korporatat e tjera depozituese, në një total prej 343 miliardë lekë.

“Huatë afatgjata”, ashtu si letrat me vlerë, kanë luajtur rol të rëndësishëm si instrument financues për qeverinë e përgjithshme, dhe zënë 36% të detyrimeve totale. Në fund të vitit 2017, huatë arritën nivelin 434 miliardë lekë, nga 422 miliardë lekë në vitin 2016, me një rritje vjetore prej 2.7%.

Financuesi kryesor i borxhit të qeverisë së përgjithshme (hua dhe letra me vlerë) është sektori i jorezidentëve, i cili mban rreth 46% të totalit, i shoqëruar nga sektori i korporatave të tjera depozituese në rreth 34%. Detyrimet financiare në formën e llogarive të pagueshme të vlerësuara në llogaritë financiare, në terma absolutë shënuan rreth 190 miliardë lekë në fund të vitit 2017, nga rreth 203 miliardë lekë në fund të vitit 2016.

Në vitin 2017, pozicioni financiar neto i qeverisë së përgjithshme, në raport me PBB-në, llogaritet në nivelin -46.2%, nga rreth – 44% një vit më parë. /Monitor /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kalo në kategori