LAJMI I FUNDIT:

Tensione në mes ShBA-së dhe Rusisë për situatën në Venezuelë

Tensione në mes ShBA-së dhe Rusisë për situatën në Venezuelë

Udhëheqësi i opozitës venezueliane, Juan Guaido, ka bërë thirrje për përshkallëzim të protestave për të detyruar presidentin Nicolas Maduro të heqë dorë nga pushteti.

Guaido u bëri thirrje të punësuarve publikë të veprojnë të enjten, duke thënë se ndërprerjet do të çonin në një grevë të përgjithshme.


Një grua u vra dhe dhjetëra persona të tjerë u plagosën kur protestuesit dhe forcat e sigurisë u përleshën në Karakas të mërkurën.

Maduro ndërkohë hodhi poshtë pohimet se ka qenë i gatshëm të largohej dhe akuzoi SHBA për drejtimin e një grushti shteti.

“Ata që përfshihen do të dënohen”, tha ai.

Tensionet rreth krizës po rriten gjithashtu midis SHBA dhe Rusisë.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, tha se SHBA mund të ndërmarrë masa ushtarake për të zgjidhur krizën dhe akuzoi Rusinë dhe Kubën për destabilizimin e vendit me mbështetjen e tyre për Maduron.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, i tha Pompeot se ndikimi i Amerikës ndaj Venezuelës është destruktiv dhe shkelje e së drejtës ndërkombëtare.

Në trend Botë

Më shumë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Palestinezët festojnë

Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve

Botë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka

Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"

Botë
Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin

Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
Kalo në kategori