Për pacientët me sëmundje të rralla në Maqedoni, mbi 6 milionë euro
Me rritjen e buxhetit për furnizimin e ilaçeve të nevojshme për personat të cilëve ju nevojitet terapi e shtrenjtë, që për ta do të thotë jetë, si dhe me zgjerimin e listës së ilaçeve, në vitet e fundit është bërë kompensim i rëndësishëm i statusit shumëvjeçar në trajtimin e pacientëve me sëmundje të rralla. Në dy vitet e fundit është bërë kërcim i madh në rritjen e buxhetit për sëmundje të rralla. Në vitin 2018, buxheti ishte 224 milionë denarë, që paraqiste rritje të madhe nga më parë, ndërsa për këtë vit ajo është 380 milionë denarë, respektivisht mbi 6 milionë euro, që do të thotë pothuaj 2,5 milionë euro më shumë sesa vitin e kaluar, kumtojnë nga Aleanca Kombëtare për Sëmundje të Rralla (AKSRR).
Nga AKSRR theksojnë se të gjitha këto mjete dedikohen për më shumë se 500 pacientë, ndërsa megjithatë në shtet janë regjistruar persona me gjithsej 46 diagnoza. Pjesa më e madhe nga këto pacientë, përafërsisht 68 për qind, janë fëmijë të moshës nën 16-vjeçare, a 65 për qind prej tyre janë në terapi të rregullt. Krahas rritjes së buxhetit, theksohet në kumtesën e AKSRR-së, nga viti i kaluar filloi të funksionojë edhe regjistri elektronik i personave me sëmundje të rralla, që i përmban të gjitha të dhënat themelore për pacientët të sëmurë nga sëmundjet e rralla, diagnoza e tyre, terapia e nevojshme, klinika përkatëse në të cilën mjekohen, si dhe mjeku që i mjekon. “Të gjitha ndryshimet ndjeken nga Komisioni Kombëtar Profesional për sëmundje të rralla. Për pacientët kjo do të thotë se mund të reagojë në lidhje me terapinë dhe dozimin e nevojshëm në varësi nga gjendja shëndetësore e pacientit, si dhe nga efektet e treguara të terapisë. Roli i këtij regjistri është, mes tjerash, edhe të mundësojë caktimin e shpenzimeve të drejtpërdrejta dhe indirekte për mjekimin e të sëmurëve me sëmundje të rralla”, thuhet në kumtesë.
“Dy vitet e fundit është evidente se ka ndryshuar marrëdhënia e Ministrisë së Shëndetësisë ndaj problemeve me sëmundje të rralla. Krahas vendosjes së regjistrit elektronik, rritja e buxhetit, zgjerimi i listës së terapive, është bërë edhe ndryshim i rëndësishëm cilësor në vendimmarrjen dhe përfshirjen e pacientëve të sapodiagnostifikuar me sëmundje të rralla në program, a me atë edhe furnizim përkatës i mjekimeve të nevojshme. Pra, është formuar komision i ri, i cili është më i saktë në shqyrtimin e kërkesave nga pacientët, mjekët dhe klinikat, si dhe për kërkesat për sigurim të ilaçeve me sasi të plotë. Megjithatë, konsiderojmë se mënyra më e mirë që në mënyrë sistematike të zgjidhet trajtimi i sëmundjeve të rralla është të miratohet strategji kombëtare për pacientët me sëmundje të rralla, e cila do të përfshinte fusha kyçe për intervenime dhe përmirësime”, thotë Anja Bosilkova Antovska, zëvendëskryetarja e Aleancës Kombëtare për Sëmundje të Rralla – AKSRR.
Sipas saj, Ministria e Shëndetësisë është e hapur për komunikim me shoqatat e pacientëve dhe me qytetarët dhe për atë janë të mjaftueshme se problemet dhe sfidat e personave me sëmundje të rralla vendosen në tavolinë për të gjetur zgjidhje për të njëjtat. Me Ministrinë është filluar edhe procesi i konsultimeve për krijim të Strategjisë për sëmundje të rralla me plan veprimi, me përfshirje të shoqatave të pacientëve, ndërsa për një muaj është planifikuar takimi i parë i punës për definimin e prioriteteve dhe fushave të strategjisë. (koha.mk)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
LVV, LDK dhe PDK ndëshkohen me gjoba të majme nga PZAP për shkelje në fushatë
Shtatorja e Skënderbeut në qendër të Lezhës, autoritetet e konsiderojnë të vonuar
Haradinaj premton ulje 20 për qind të çmimit të energjisë: Do t’i japim fund monopolit të mafisë energjetike
LVV, LDK dhe PDK ndëshkohen me gjoba të majme nga PZAP për shkelje në fushatë
Vetaksident në Pejë, vdes shoferi i automjetit
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Moti për pesë ditët e ardhshme
Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë: Paga e ushtarakëve rritet me 23%
“Vetëm po na shan”, Haradinaj nga Juniku kërkon llogari nga Kurti
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit
Gerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Babai i Haalandit thumbon keq Arsenalin pas turpërimit që i shkaktuan Man Cityt
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet