LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Ende kemi shumë punë për të realizuar të drejtat e punëtorëve

Haradinaj: Ende kemi shumë punë për të realizuar të drejtat e punëtorëve

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar 1 Majin, Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve.

Thotë se janë të vetëdijshëm që kanë ende shumë për të bërë për realizmin në plotni të të drejtave të punëtorëve.

Përmes Facebook-ut, Haradinaj thotë se si qeveri janë të vendosur që të ndërmarrin veprime për përmirësimin e gjendjes së përgjithshme të punëtorëve.


Postimi i Haradinajt

Qeveria është e vendosur që dialogun social ta mbajë të hapur, duke ndërmarrë njëkohësisht veprime substanciale në përmirësimin e gjendjes së përgjithshme të punëtorëve. Për herë të parë është bërë nivelizimi i pagave ne nivel nacional, për sektorin publik dhe ka nisë procedura për rritjen e pagesë minimale, në koordinim me të gjithë akterët social-ekonomik. Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve është rast i mirë për të reflektuar se si të vendosim një bashkërendim ndërmjet punëtorëve dhe punëdhënësve, në partneritet me sindikatat dhe politikën, për uljen e papunësisë dhe që Kosova të ketë një treg të konsoliduar të punës. Ndonëse vendi ynë ka një rritje ekonomike prej 4.7% me tendencë rritjeje të vazhdueshme, jemi të vetëdijshëm se ende kemi shumë punë që të drejtat e punëtorëve të realizohen në plotni, duke zbatuar Ligjin e Punës dhe garantim të sigurisë në punë. Të gjithë punonjësve, urime 1 Maji!

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Lajme
Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”

Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”

Lajme
Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete

Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete

Lajme
Kalo në kategori