LAJMI I FUNDIT:

Besa Kokëdhima e quan “burrneshë” Edita Tahirin

Besa Kokëdhima e quan “burrneshë” Edita Tahirin

Këngëtarja ka pasur fjalë të mëdha për kryenegociatoren e Kosovës në bisedime me Serbinë, Edita Tahirin.

Ajo që më parë ishte edhe ministre për dialog ka marrë fjalë pozitive nga këngëtarja në jë postim në InstaStory, duke e quajtur burrneshë.


“Një burrneshë. Sa do të doja të kishim gra të tilla në politikën shqiptare. Gra që i drejton parimi dhe jo shitja, interesi dhe servilizmi. Edita Tahiri, Bravo Kosova”, u shpreh Besa në postimin e saj në InstaStory.

“La La La” titullohet projekti më i fundit i Besës që u pëlqye nga publiku. /Telegrafi/