Dy të rinj kanë përfunduar në spital nga lëndimet e marra, si pasojë e një përleshje fizike, që ka ndodhur sot në orët e pasdites në Stacionin e Autobusëve në Pejë.
Policia e Kosovës ka njoftuar se sot rreth orës 17:18 ka pranuar informatën se në Stacionin e Autobusëve në Pejë është një rrahje.
“Patrullat policore menjëherë ju kanë përgjigjur rastit dhe në vendin e ngjarjes kanë takuar dy viktima m/k/sh të cilët menjëherë me autoambulancë janë bartur ne urgjencën e Spitalit Rajonal në Pejë”, thuhet në njoftimin e Policisë, përcjell Telegrafi.
Sipas Policisë, viktima të këtij rasti janë shtetasit E.H. viti i lindjes 2001 nga Peja, i cili sipas mjekut kujdestar ka pësuar plagë në kokë dhe pjesë tjera të trupit, me mjete të mprehta, dyshohet thikë. I njëjti pas tretmanit mjekësor është i shtrirë në Repartin Kirurgjik dhe gjendja e tij sipas mjekëve për momentin është stabile.
“Viktima tjetër është S.U. i lindur me 2002 i cili e ka një lëndim nga mjeti i fortë në kokë, pas tretmanit mjekësor është liruar nga spitali”.
Hetuesit policor janë duke punuar intensivisht në koordinim të plotë edhe me prokurorin e shtetit, për të identifikuar dhe arrestuar kryesit e mundshëm të këtij rasti. /Telegrafi/
Foto: Ilustrim
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme
Fatmir Bytyqi jep dorëheqje, kërkon dorëheqje edhe nga kryesia e LSDM-së
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate
Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët
"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari më tha: 'Më falni, bëra një gabim'"
Numërohen mbi 95 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend
"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend