LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria dorëzon aktin prokuror për vrasjen e trefishtë në Dibër

Prokuroria dorëzon aktin prokuror për vrasjen e trefishtë në Dibër

Prokuroria Themelore e Gostivarit ka dorëzuar aktin prokuror kundër tre personave të cilët dyshohen se janë të përfshirë në vrasjen e tre anëtarëve të një familje në Dibër.

Siç njoftojnë nga Prokuroria, janë siguruar dëshmi se e akuzuara e parë ka kryer veprën “vrasje”, ndërsa dy të akuzuarit tjerë kanë kryer veprën “ndihmë gjatë kryerjes së vrasjes”, njofton Telegrafi Maqedoni.

Vrasje e trefishtë në Dibër, nuk dihen motivet
Lexo po ashtu Vrasje e trefishtë në Dibër, nuk dihen motivet

“Më 26.08.2018 në shtëpinë familjare në Dibër, e akuzuara duke gjuajtur me pistoletë të kalibrit 7.65 mm, së pari ka vrarë nënën dhe babain e saj, ndërsa më pas edhe motrën minorene. Dy të akuzuarit tjerë me paramendim e kanë ndihmuar në kryerjen e këtyre vrasjeve”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.


Ata shtojnë se një ditë para kryerjes së vrasjeve, e akuzuara e parë ka kontaktuar me të akuzuarin e dytë dhe është takuar me të në Gostivar. I akuzuari i dytë ka blerë makinë dhe së bashku kanë udhëtuar në Dibër, për të blerë armë. Të njëjtën ditë, në afërsi të spitalit të qytetit në Dibër, janë takuar me të akuzuarin e tretë, i cili ju ka siguruar armë me pesë plumba.

“Nuk më lanë të martohem me italian”, vajza e madhe arsyeton vrasjen e prindërve në Dibër
Lexo po ashtu “Nuk më lanë të martohem me italian”, vajza e madhe arsyeton vrasjen e prindërve në Dibër

Pas kryerjes së veprës penale, e akuzuara ka shkuar në Strugë, ku është takuar me të akuzuarin e dytë dhe i ka dhënë çelësat e makinës, që të njëjtën ta kthejë në Gostivar. E akuzuara e parë më pas me taksi ka shkuar në Aeroportin e Shkupit, prej ku edhe më pas ka udhëtuar për në Itali.

Duke vlerësuar se edhe më tej janë përmbushur kushtet ligjore, Prokurori Publik kompetent tek Gjykata Themelore e Gostivarit ka dorëzuar propozim për vazhdimin e masës së paraburgimit për personat e akuzuar./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Lajme
Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”

Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”

Lajme
Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete

Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete

Lajme
Kalo në kategori