LAJMI I FUNDIT:

LSDM: Siljanovska është e mbështetur nga kriminelë dhe kriminelë lufte, dhe për këtë shkak hesht për hetimet ndaj Janushev

LSDM: Siljanovska është e mbështetur nga kriminelë dhe kriminelë lufte, dhe për këtë shkak hesht për hetimet ndaj Janushev

Nëpërmjet një njoftimi të partisë maqedonase në pushtet thuhet se “Kandidatja e Hristijan Mickoskit, Gordana Siljanovska hesht për atë se shefi i shtabit të saj Igor Janushev është pjesë e hetimit të Prokurorisë Speciale Publike e quajtur ‘Dizajn’ për shkak të dyshimeve të bazuara për veprën penale ‘keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimi’ lidhur me prokurimin publik të autobusëve”.

Nga LSDM thonë se Siljanovska hesht edhe për atë se gjatë qeverisjes së OBRM-PDUKM-së babi dhe motra e Janushev janë punësuar në MPB, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Suiljanovska hesht për shkak se edhe vet ka qenë simbol i nepotizmit dhe politikane e tranzicionit, sepse derisa ka qenë ministre në qeverinë e parë pas pavarësisë ka qenë ministre, dhe pikërisht atëherë bashkëshorti i saj ka fituar biznes me ‘free-shop'”, thonë nga LSDM.


Nga LSDM shtojnë se krahas dhunuesve dhe kriminelëve, Siljanovska është e mbështetur edhe nga kriminelë lufte siç është Johan Tarçullovski.

Sipas tyre, njëlloj si Hristijan Mickoski dhe Gordana Siljanovska mbron dhunën, krimin dhe krimet ushtarake.

“Ajo nuk mund ta gënjejë opinionin se është për drejtësi. Qytetarët e njohën pandershmërinë e saj, pasinqeriteti dhe paraqitjen e rreme të saj si kandidati mbipartiake dhe për këtë shkak humbi në rrethin e parë në zgjedhjet presidenciale”, thonë nga LSDM./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pas Gashit edhe Bajrami kërkon rinumërimin e të gjitha votave: Çdo dyshim duhet të zbardhet

Pas Gashit edhe Bajrami kërkon rinumërimin e të gjitha votave: Çdo dyshim duhet të zbardhet

Lajme
A do të jenë pakicat pjesë e qeverisë? Përgjigjet Kurti

A do të jenë pakicat pjesë e qeverisë? Përgjigjet Kurti

Lajme
Rashiq akuza të rënda ndaj Beogradit: Vuçiq po shkatërron serbët e Kosovës

Rashiq akuza të rënda ndaj Beogradit: Vuçiq po shkatërron serbët e Kosovës

Lajme
A u cenua identiteti i agjenteve nga Osmani? – Presidenca e Kosovës sqaron publikimin e fotografisë me gratë e AKI-së

A u cenua identiteti i agjenteve nga Osmani? – Presidenca e Kosovës sqaron publikimin e fotografisë me gratë e AKI-së

Lajme
Arben Gashi i LDK-së kërkon rinumërimin e të gjitha votave

Arben Gashi i LDK-së kërkon rinumërimin e të gjitha votave

Lajme
Konferenca Kurti-Rashiq, reagon Lista Serbe: Jemi krenarë për mbështetjen e Vuçiqit

Konferenca Kurti-Rashiq, reagon Lista Serbe: Jemi krenarë për mbështetjen e Vuçiqit

Lajme
Kalo në kategori