LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, një në pesë qytetarë është i mbytur në borxhe

Maqedoni, një në pesë qytetarë është i mbytur në borxhe

Anketa mbi gjendjen financiare, e kryer mbi një kampion prej 1210 familjesh në Maqedoninë e Veriut, vëren se në fund të vitit 2018, pjesa dërrmuese e familjeve kanë marre hua për të ngritur një biznes, ndërkohë 27 për qind e tyre janë në borxh për blerje prone dhe 9 për qind e familjeve deklarojnë se kanë marrë hua për konsum, shkruan gazeta Koha.

Sipas hulumtimit të agjencisë evropiane të statistikave EUROSTAT, pjesa më e madhe e familjeve në Maqedoninë e Veriut kanë borxhet në banka, duke zbutur disi fenomenin shqetësues të njohur në ekonominë vendore, huamarrjen informale.

Në këtë anketim, për periudhën korrik-dhjetor 2018, 1 në 5 qytetarë apo 30 për qind e të anketuarve kanë deklaruar se kanë borxhe nga burime joformale, ndërkohë që 70 për qind e tyre i janë drejtuar bankave për hua. Po ashtu, anketa tregon se niveli i përgjithshëm i të ardhurave dhe i shpenzimeve të familjeve është rritur gjatë kësaj periudhe. Rritja e të ardhurave ka qenë disi më e lartë në krahasim me shpenzimet, gjë që ka sjellë një përmirësim të lehtë të balancës financiare (të ardhura – shpenzime) të familjeve, raporton Koha.


Ndërsa, për gjysmën e parë të këtij viti, shumica e familjeve huamarrëse (rreth 80 për qind e tyre) nuk presin ndryshim të aftësisë së tyre paguese. Pagat që nuk lëvizin prej vitesh, ndërsa është shtrenjtuar jetesa, ka bërë që pothuajse 90 për qind e të anketuarve të shprehen se kanë probleme me shlyerjen e borxhit në banka, ndërsa barrë shtesë janë edhe kamatat e larta.

Anketa e gjendjes financiare dhe huamarrjes së familjeve kryhet çdo gjashtë muaj, mbi një kampion rastësor prej 1210 familjesh, nga të cilat 74 për qind jetojnë në zonat urbane dhe 26% në zonat rurale të vendit.

Në trend Lajme

Më shumë
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori