LAJMI I FUNDIT:

Tirana destinacioni i parë mikpritës i turistëve të huaj në Shqipëri

Tirana destinacioni i parë mikpritës i turistëve të huaj në Shqipëri

Për turistët e huaj fillim i pranverës në Tiranë është më i preferuari. Në këto ditë ku temperaturat i ngjasojnë atyre të verës, rrugët e kryeqytetit janë të mbushura me turistë të huaj.

Gjatë një vëzhgimi nga Agjencia Telegrafike Shqiptare këto ditë grupet e turistëve i gjen kryesisht përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, tek “Piramida”, por edhe në muzeumet e Tiranës, ku mund të mësojnë më shumë për kulturën dhe traditën shqiptare.

Turistët që gjenden në Tiranë në këtë periudhë janë kryesisht nga vende si Izraeli, Gjermani, Italia dhe nga Kina.


Grupet e turistëve në Tiranë i sheh me aparate fotografike në duar ku fokusojnë ndërtesat dhe pikat më interesante që kryeqyteti ofron.

Turistët nga Gjermania, Izraeli dhe Italia dhanë përshtypjet e tyre për Agjencinë Telegrafike Shqiptare ku veçuan kuzhinën tradicionale dhe njerëzit shumë miqësor që vendi ynë ka.

Ata gjithashtu u shprehën se vinin për herë të parë në Shqipëri dhe i dukej shumë bukur këtu dhe ishin mjaft të impresionuar nga kultura, arkitektura e Tiranës si dhe nga historia e vendit tonë. Gjithashtu këta turistë përveç Tiranës do të vijonin turin e tyre drejt Veriut të Shqipërisë për të eksploruar bukuritë që ofrojnë këto vende.

Tirana është pa dyshim një nga qytetet më të gjalla e më në shndërrim të Europës Juglindore. Ajo është kthyer në një qendër atraksioni turistik për turistë të huaj nga rajoni, Europa, por edhe më gjerë. Transformimi që po pëson Tirana po zë gjithashtu hapësira në revistat më të njohura të botës.

Në vetëm 15 kilometra katrorë sipërfaqe, në Tiranë mund të shijosh thuajse të gjitha format e turizmit, duke nisur nga ai kulturor, historik, duke vijuar te turizmi arkitekturor e kulinar, e mandej te turizmi malor dhe i aventurës.

Disa prej pikave atraktive, që mund të vizitojnë turistët e huaj në Tiranë, por dhe në rrethina janë Mozaiku i Tiranës, Kulla e Sahatit, Xhamia e Et’hem Beut, Tyrbja e Kapllan Pashës, Kalaja e Tiranës, qendra e Tiranës “Ansambël Monumental”, Ura e Tabakëve, Kalaja e Petrelës, Muzeu Historik Kombëtar, “Bunk’art”, “Shtëpia e gjetheve”, etj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori