LAJMI I FUNDIT:

Isa Mustafa, para Samitit të Berlinit: LDK nuk përkrah asnjë marrëveshje që prek kufijtë e Kosovës

Isa Mustafa, para Samitit të Berlinit: LDK nuk përkrah asnjë marrëveshje që prek kufijtë e Kosovës

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, në prag të Samitit të Berlinit, ka thënë se Kosova ka nevojë për përkrahje të Gjermanisë dhe të Francës, tani si vende boshte të BE-së.

Mustafa, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Kosovës gjithashtu i nevojitet partneritet i fortë me SHBA-të dhe Mbretërinë e Bashkuar për të arritur Marrëveshjen përfundimtare me Serbinë.

“LDK-ja, si parti më e madhe në vend, është shprehur qartë për nevojën e një marrëveshjeje të qëndrueshme, sikurse që ka qenë dhe është e qartë se nuk do të përkrahë asnjë marrëveshje e cila prek kufijtë e Kosovës, shtetësinë e shpallur me Deklaratën e Pavarësisë të 17 shkurtit 2008, karakterin unitar të vendit dhe që është e rrezikshme për regjionin dhe më gjerë”, ka shkruar Mustafa.


Postimi i  plotë i Mustafës:

“Procesi i Berlinit, i idejuar nga Kancelarja Merkel, ka shtytë përpara rrjedhat e bashkëpunimit të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe, po ashtu, ka krijuar rrethana të reja të komunikimit ndërmjet këtyre vendeve. Takimi i nesërm në Berlin është i dobishëm për të dinamizuar këtë proces.

Jo vetëm Kosova dhe Serbia, por edhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor kanë shumë punë për tu evropianizuar institucionalisht.

Kosova ka nevojë për përkrahje të Gjermanisë dhe të Francës, tani si vende boshte të BE-së. Sikurse që i nevojitet partneritet i fortë me SHBA-të dhe Mbretërinë e Bashkuar për të arritur Marrëveshjen përfundimtare me Serbinë.

LDK-ja, si parti më e madhe në vend, është shprehur qartë për nevojën e një marrëveshjeje të qëndrueshme, sikurse që ka qenë dhe është e qartë se nuk do të përkrahë asnjë marrëveshje e cila prek kufijtë e Kosovës, shtetësinë e shpallur me Deklaratën e Pavarësisë të 17 shkurtit 2008, karakterin unitar të vendit dhe që është e rrezikshme për regjionin dhe më gjerë.

Kur Kosova është e qartë në qëndrimet e saj, dhe mendoj se pjesa dërmuese e subjekteve janë të qarta, e ka më lehtë edhe në Berlin edhe në Washington, ua lehtëson punën edhe miqëve tanë”, ka shkruar Mustafa. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori