LAJMI I FUNDIT:

Vajza e vogël dhuron 3 euro për rindërtimin e katedrales Notre Dame

Vajza e vogël dhuron 3 euro për rindërtimin e katedrales Notre Dame

Jo vetëm të pasurit dhe të fuqishmit po dhurojnë para për rindërtimin e Notre Dame, pasi zjarri shkatërroi katedralen e Parisit më parë këtë muaj.

Një pjesë shumë e vogël e gati 850 milionë eurove të dhuruara deri tani vjen nga një burim shumë modest.

Një vajzë e vogël nga Britania dërgoi 3.38 euro në Fondation du Patrimoine, një nga katër organizatat e ngarkuara nga qeveria franceze për mbledhjen e donacioneve për rindërtimin e katedrales.


“Të dashur qytetarë të Francës dhe Parisit, emri im është Caitlyn, dhe jam 9 vjeç, jetoj në Angli”, i shkroi Caitlyn Handley në një letër të fondacionit. “Dëgjova për zjarrin e Notre Dame në radio dhe doja të ndihmoja, e di që nuk është shumë, por çdo gjë ndihmon”.

Simon Handley, babai i Caitlyn, tha për CNN se vajza e tij ishte shumë e mërzitur pasi zbuloi se sa e vjetër ishte katedralja.

“Ajo u ndje keq ndaj mendoi se duhet të bënte diçka. Nuk mund të dhuronte qindra apo mijëra euro, por dha aq sa kishte mundësi”, ka thënë Simon.

Në trend Botë

Më shumë
Skandal i ri në Parlamentin Europian, policia belge bastis zyrat e eurodeputetëve

Skandal i ri në Parlamentin Europian, policia belge bastis zyrat e eurodeputetëve

Evropa
Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Evropa
Spekulime për lidhje me Rusinë: A u rekrutua Donald Trump nga KGB?

Spekulime për lidhje me Rusinë: A u rekrutua Donald Trump nga KGB?

Botë
Xhamia e Madhe e Mekës priti rekord besimtarësh – 25 milionë në 10 ditët e para të Ramazanit

Xhamia e Madhe e Mekës priti rekord besimtarësh – 25 milionë në 10 ditët e para të Ramazanit

Botë
Rusia 'paraqet listën e kërkesave' për marrëveshje për t'i dhënë fund luftës

Rusia 'paraqet listën e kërkesave' për marrëveshje për t'i dhënë fund luftës

Evropa

"Armëpushimi vetëm do t'i jap kohë forcave të Ukrainës" - a po e refuzon Rusia marrëveshjen?

Botë
Kalo në kategori