LAJMI I FUNDIT:

Drejtori i AAC thotë se KFOR-i s’lejon hapjen e korridorit ajror Kosovë-Shqipëri

Drejtori i AAC thotë se KFOR-i s’lejon hapjen e korridorit ajror Kosovë-Shqipëri

Republika e Kosovës ende nuk po arrin ta normalizojë hapësirën e ulët për hapjen e korridoreve të reja ajrore me Shqipërinë, Malin e Zi dhe Serbinë.

Hapja e korridoreve të reja ajrore nënkupton shkurtimin e kohës së fluturimeve dhe në uljen e çmimit të biletave për qytetarët. Mirëpo, për të arritur normalizimin e hapësirës së ulët ajrore dhe kontrollin e hapësirës së lartë ajrore, drejtues të Autoritetit të Aviacionit Civil, thonë se nevojitet një vullnet politik me faktorin ndërkombëtar, respektivisht me NATO-n dhe KFOR-in.

Drejtori i përgjithshëm në Autoritetin e Aviacionit Civil (AAC), Eset Berisha në një intervistë për KosovaPress, thotë se Kosova dhe Shqipëria kanë identifikuar korridoret e reja ajrore dhe kanë bërë të gjitha përgatitjet teknike, ndërsa me Malin e Zi dhe Serbinë nuk ka gatishmëri nga këto dy shtete.


“Për hapësirën ulët ajrore është çështje politike dhe teknike. Sa i përket çështjes teknike, ASHNA i plotëson të gjitha kushtet, mirëpo e natyrës politike do të thotë është se duhet të merret një vendim nga Këshilli i NATO-s për bartjen e përgjegjësive te autoritetet kosovare… Për arsye se nuk është normalizuar hapësira e ulët ajrore e Kosovës, funksionojnë vetëm dy korridore me Republikën e Maqedonisë së Veriut të cilat janë hapur në vitin 1999”, thotë Berisha.

Kreu i AAC-së thotë se si rezultat i gjithë kësaj problematike, siguria kombëtare e Kosovës nuk është në nivelin e duhur deri në normalizimin e hapësirës së ulët ajrore dhe marrjen e kontrollit të hapësirës së lartë ajrore nga autoritetet e Kosovës.

“Hapësira ajrore, përveç aspekteve ekonomike e ka edhe aspektin e sigurisë, për arsye se duhet të kontrollohet, të menaxhohet dhe të dihet se kush po qarkullon mbi hapësirën ajrore të atij vendi. Me këto menaxhime të cilat për momentin janë në Republikën e Kosovës, në hapësirën e lartë ajrore të menaxhuar nga “Hungarokontrolli” dhe e ulëta që është e mbyllur, ne nuk mund të themi se siguria shtetërore është në nivel të duhur sa i përket kontrollimit të hapësirës ajrore”, thotë Berisha.

Sipas tij, kompania nga Hungaria “Hungarokontrolli”, të cilës i ka skaduar kontrata pesë vjeçare në këtë muaj, vetëm në vitin e kaluar ka arritur të inkasoj 7 milionë nga 160 mijë mbikalime që kanë ndodhur mbi hapësirën ajrore të Kosovës.

“Në vitin e kaluar sipas shifrave zyrtare të “Hungarokontrolli” rreth 160 mijë mbikalime janë realizuar në hapësirën e lartë ajrore të Kosovës. Përkthyer në mjete, rreth 7 milionë euro është shuma e përgjithshme. Por kjo ka një tendencë të rritjes së vazhdueshme për arsye se në muajin shkurt të këtij viti ka pasur ngritje 45 përqind, dhe nëse ky trend vazhdon, deri në fund të vitit ky numër do të tejkalon në mbi 200 mijë mbikalime mbi hapësirën ajrore të Kosovës”, thotë ai.

Hapësira e lartë ajrore në Kosovë ishte hapur për herë të parë pas luftës në vitin 2014, dhe që nga ajo kohë kontrollin e hapësirës së lartë ajrore në Kosovë është duke e bërë kompania hungareze “Hungarokontrolli”./KP/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Lajme
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Politikë
Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa

Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa

Lajme
Kalo në kategori