Gjermania ka marrë tashmë vendin e parë për kah niveli i eksportit të mallrave në Kosovë. Ky shtet prin me produktet e saj në Kosovë, që prej vendimit të Qeverisë se Kosovës për vendosjen e taksës 100 për qind për importet nga Serbia dhe Bosnjë Hercegovina, më 21 nëntor të vitit të kaluar.
Para vendosjes së taksës, për dy dekada radhazi Serbia ka qenë shteti me sasinë më të madhe të mallrave në tregun e Kosovës, kurse tashmë radhitet e fundit.
Në muajin mars të këtij viti, sipas të dhënave publikuara në raportin e fundit të Agjencisë se Statistikave të Kosovës, eksporti i produkteve të Serbisë në tregun e Kosovës ka qenë rreth 535 mijë euro, përderisa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, vlera e mallrave të Serbisë që kanë hyrë në Kosovë ishte mbi 36 milionë euro.
Ky shtet në ditë ka eksportuar në Kosovë mallra në vlerë prej rreth 1.2 milion euro.
Ndërkaq, eksporti i mallrave nga Kosovë në këtë shtet në mars të vitit të 2018, ka qenë mbi 2 milionë euro, kurse muajin e kaluar eksporti në ka rënë në 1.5 milion euro.
Në anën tjetër shteti i parë që prin në listë për nga vlera financiare, Gjermania gjatë muajit të kaluar ka eksportuar mallra në vlerë mbi 40 milionë euro, ndërkaq një vit më parë, kjo vlerë llogaritej në mbi 30 milionë euro.
Edhe zëdhënësi i Doganave të Kosovës Adriatik Stavileci, thotë se gjatë këtij viti, në vendin e parë nuk figuron Serbia, por Gjermania, pasuar nga Turqia, Kina, Maqedonia dhe Italia.
Vlera e produkteve të prodhuara në Serbia që kanë hyrë në Kosovë gjatë këtij viti, sipas tij, është 1.8 milion euro kundrejt periudhës se njëjtë të vitit të kaluar, që ka qenë mbi 97 milionë euro.
“Nëse e krahasojmë tre muajit e parë të këtij viti me muajt e parë të vitit të kaluar, vlera e produkteve të Serbisë në tregun e Kosovës ka rënë për 98.2 për qind”, tha Stavileci
Nga shtetet e rajonit, apo vendet anëtare të Marrëveshjes për Tregti të Lirë – CEFTA, vendin e parë për nga eksporti i mallrave për në Kosovë e mban Shqipëria.
Përfaqësues të bizneseve thonë se tanimë bizneset tregtare në Kosovë kanë gjetur alternativa tjera të zëvendësimit të produkteve nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina. Sipas tyre, tregu është i mbuluar mirë me produktet e nevojshme nga vendet anëtare të CEFTA-s dhe Bashkimit Evropian.
Megjithatë, edhe pse kanë kaluar pesë muaj që nga vendosja e taksës, paradoks më vete po konsiderohet fakti që në tregun e Kosovës nuk vërehet ndonjë mungesë e produkteve të shtetit të Serbisë, e aq më tepër, përkundër taksës 100 për qind, çmimet kanë mbetur të njëjta sikurse para vendosjes së kësaj tarife.
Skender Krasniqi, kryetar në Odën e Afarizmit të Kosovës, thotë se pas vendosjes së taksës është krijuar një treg i ri dhe mundësi e re për bizneset e Kosovës. Sipas tij, edhe konsumatorët janë duke u adoptuar me këtë treg.
Në anën tjetër, sa i përket faktit se nëpër dyqane e qendra tregtare, mallrat nga Serbia e Bosnja nuk janë pakësuar si pasojë e taksës, ai thotë se në bazë të kontakteve me afaristët, është theksuar se blerësit po i injorojnë produktet e prodhuara në Serbi.
“Produktet nga Serbia nuk po shiten. Edhe pse afaristët kanë pohuar se më nuk janë furnizuar me mall të ri nga Serbia, produktet në vitrina nuk janë duke u shitur, sepse vendosja e flamujve ka bërë që qytetarët të injorojnë atë produkt dhe të orientohen në produkte të reja të shteteve të tjera të rajonit dhe të Bashkimit Evropian”, thotë Krasniqi.
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë në Qeverinë e Kosovës përmes një udhëzimi administrativ kishte obliguar subjektet afariste që të vendosin flamurin e origjinës së produktit nëpër dyqane, në mënyrë që konsumatorët të njoftohen me origjinën e mallrave që blejnë.
Ndryshe, vendosja e taksës, 100 për qind për produktet me origjinë nga Serbia, përveç efekteve ekonomike-tregtare, ka edhe efekte politike.
Qeveria e Kosovës, deri më tani, nuk është zmbrapsur nga ky vendim edhe pas shumë kërkesave nga Bashkimit Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për pezullimin apo anulimin të kësaj takse.
Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vazhdimësi po kërkojnë nga Prishtina zyrtare që të pezullojë këtë taksë, në mënyrë që t’i jepet mundësi vazhdimit të dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë, i cili është bllokuar që nga vendosja e taksës pesë muaj më parë. /rel/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Eksploro natyrën me veshjet e stilit taktik të Melodia Px
"Më mirë se vendi ynë nuk ka", rrëfimi i Fitim Maliqit që posedon mbi 10 mijë zogj të pulave
Telegrafi Jobs, busulla jote për karrierë
Evapify - Pasagjeri yt i përhershëm
Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur