LAJMI I FUNDIT:

Grupi i grabitjes në Rinas, kishte veprimtari kriminale edhe në Kosovë (Video)

Grupi i grabitjes në Rinas, kishte veprimtari kriminale edhe në Kosovë (Video)

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Sandër Lleshaj ka konfirmuar të premten se grupi i grabitjes në Aeroportin e Rinasit kishte pasur veprimtari kriminale edhe në Republikën e Kosovës.

Sipas tij, çështja e grabitjes vazhdon të jetë edhe më tej nën hetim.


Grabitja në Rinas, kush ishte “Daja" nga Kosova me Admir Muratajn në grabitjen e miliona eurove
Lexo po ashtu Grabitja në Rinas, kush ishte “Daja" nga Kosova me Admir Muratajn në grabitjen e miliona eurove

“Kjo çështje është ende nën hetim. Megjithëse ka ecur shumë, unë nuk mund të ekspozoj detaje të shumta. Grupi tashmë i shkatërruar tashmë ka një arkiv të pasur të aktiviteteve negative kriminale jo vetëm në Shqipëri por edhe në Kosovë. Procedurat e hetimit vazhdojnë në funksion të zbardhjes dhe kapjes së autorëve. Do të ketë arrestime të tjera. Disa nga krerët e grupit janë arrestuar por ka edhe të tjerë”, tha Lleshaj.

Telefonata e kunatave që e tradhtoi Klement Çalën e grabitjes në Rinas
Lexo po ashtu Telefonata e kunatave që e tradhtoi Klement Çalën e grabitjes në Rinas

Video deklarata e ministrit Lleshaj

Ndryshe, Grabitja në Aeroportin e Rinasit kishte ndodhur më 9 prill, shuma e saktë ende nuk dihet por ajo mund të jetë prej 5 deri në 10 milionë euro. /Telegrafi/