Pas dëshmisë së dhënë në polici, zbardhet edhe dëshmia e dhënë para grupit hetimor nga Alkond Bengasi, tashmë në statusin e dëshmitarit të drejtësisë.
Në dosjen e Prokurorisë, siguruar nga “BalkanWeb” zbulohet edhe mënyra se si ka mbërritur policia në gjurmët e Klement Çalës, i konsideruar ndryshe si “mjeshtri i grabitjeve”.
Ka qenë një telefonatë mes kunatave të Klementit, të përgjuara fill pas grabitjes. Gratë kanë shprehur shqetësimin se personi që mund të ishte vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë mund të kishte qenë pikërisht Klementi. Po ashtu, në dosje thuhet se në përgjim kanë qenë edhe familjaret e Admir Muratajt.
Pas telefonatës së kunatave, janë mbledhur informacione në rrugë operative dhe kanë gjetur servisin si edhe mbetje të furgonit. Pikërisht në atë kohë Bengasi ka pranuar të bashkëpunojë. Deri më tani ai nuk ka dhënë asnjë detaj në lidhje me vendndodhjen e parave të grabitura në Rinas.
Kushëriri i Klement dhe Eldi Çalës, ka rrëfyer se ishte punësuar në servisin e Eldit në Elbasan 5 muaj para se të ndodhte grabitja. Pikërisht këta të dy e kanë prezantuar me Admir Muratajn, të cilin e thërrisnin me pseudonimin “daja”. Në këtë prezantim Murataj i ka kërkuar modifikimin e furgonit, të cilit iu vendos më pas edhe mbishkrimi “Hetimi Tatimor”.
“Furgoni ka qënë tip tjetër dhe e bëmë Volkswagen. Më kërkuan bateri shtesë në pjesën e parë. Aty ka ardhur edhe Olti (Veseli) dhe nje person me emrin Tani. Më pas kam mësuar që mjetet janë përdorur për grabitje. Nuk kam ditur gjë që do realizohej grabitja”,- ka thënë ai.
Në dosjen e Prokurorisë thuhet ndër të tjera që Bengasi i ka identifikuar grabitësit e tjerë nëpërmjet fotove. Hetuesit i kanë nxjerrë atij foto të të dyshuarve dhe ai ka identifikuar ata që njihte apo kishte takuar.
Mësohet po ashtu se për ngjarjen janë edhe tre persona të tjerë në kërkim por edhe një femër, roli i së cilës është ende i paqartë. /BalkanWeb/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë
Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës
Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre