LAJMI I FUNDIT:

Nuk ndryshojnë rregullat për Oscars, Netflix e Amazon mund të garojnë

Nuk ndryshojnë rregullat për Oscars, Netflix e Amazon mund të garojnë

Pasi në shkurt Netflix fitoi tre çmime Oscar me filmin “Roma”, transmetuar në platformën online vetëm tre javë pas debutimit në kinema, pati kritika për shpërndarjen e statujave të arta. Në veçanti, disa producentë kinematografikë, mes të cilëve edhe Steven Spielberg, pretendojnë se filmat që transmetohen në ekranin e vogël duhet të garojnë vetëm për çmimet televizive, si Emmy.

Çështja u diskutua në Akademinë amerikane të Filmit që votoi dhe vendosi që rregullat ekzistuese për të fituar një Oscar nuk do të ndryshojnë.


Pra, për të fituar një statujë të artë, kushti i vetëm i nevojshëm është që filmi që kandidon të jetë projektuar të paktën shtatë ditë në një nga kinematë në Los Anxhelos.

Netflix shkroi në Twitter se e adhuron kinemanë, por në të njëjtën kohë e bën të aksesueshëm projektin edhe për ata që nuk kanë mundësi ekonomike ose për ata që i kanë larg sallat.

Akademia la një dritë shprese për producentët kinematografikë që e mendojnë si Spielberg, duke bërë të ditur se rregullorja mund të rishikohet vitin e ardhshëm. /Top Channel/

Në trend Kultura

Më shumë
INTIME

INTIME

Poezi
Çka nënkupton shatërvani?

Çka nënkupton shatërvani?

Kulture
SHTEGU

SHTEGU

Poezi
Grave

Grave

Fjala+
Romët

Romët

Kulture
TORTA

TORTA

Fjala+
Kalo në kategori