Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, duke folur për raportet me LDK-në, ka treguar për marrëdhëniet dhe për qëndrimin e tij për presidentin Ibrahim Rugova.
Kurti thotë se është takuar dy herë para luftës me Rugovën dhe se me të janë pajtuar për çështjen e çlirimit nga Serbia.
Por, ai tregon se ka dalluar vetëm për mjetet që duhej të përdoreshin.
Kurti kujton se atëherë ishte student.
“Jam takuar dy herë me Ibrahim Rugovën. Jemi pajtuar por nuk kemi pasur qëndrime të njëjta për mënyrën se si do të kundërshtonim. Atëherë isha student”, ka thënë Kurti në T7, përcjell Ekspress.
Ndërsa i pyetur pse nuk shkon te varri i Rugovës, thotë se kjo kërkesë për të është nga ata që dëshirojnë ta largojnë partinë e tij prej LDK-së.
Ai thotë se nuk e sheh të sinqertë as shkuarjen e disa të tjerëve te varri i Presidentin Rugova.
“Nuk mendoj se besimi nuk duhet të jetë për atë gjest [shkuarjen te varr]. Nëse e shihni se kush sot po shkon te varri i Ibrahim Rugovës, atëherë shihet se sa vlerë ka ajo”, ka thënë lideri i VV-së.
“Kur është njeriu aktual ne kemi kritika të mëdha. Sot kur nuk është në mes nesh, nuk mund ta kem qëndrimin e njëjtë si në vitin ’97, por s’mund të kalojë nga një ekstrem deri në një tjetër”, është shprehur Kurti, i pyetur se cili është qëndrimi i tij për Rugovën.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren
Rast i pazakontë në Prishtinë, dy persona të maskuar tentuan t’ia vënë zjarrin një shkolle
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Keqtrajtoi një qen, arrestohet i dyshuari në Prishtinë
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City