LAJMI I FUNDIT:

Policia arreston sërish Fitim Lladrovcin, ai ishte dënuar më parë për pjesëmarrje në luftën e Sirisë

Policia arreston sërish Fitim Lladrovcin, ai ishte dënuar më parë për pjesëmarrje në luftën e Sirisë

Policia e Kosovës, ka arrestuar përsëri Fitim Lladrovcin, i cili ishte i dënuar me burgim për pjesëmarrje në luftën e Sirisë.

Lladrovci kohë më parë ishte liruar nga burgu, ku kishte vuajtur dënimin prej 3 vjet e gjysmë burg.

Lajmin për arrestimin e Lladrovcit, e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.


“Ju konfirmoj se, me datën 24.04.2019 është arrestuar personi F. Ll, dhe i njëjti me urdhër të prokurorit të prokurorisë speciale është dërguar në mbajtje për 48 orë”, tha Hoxha për Telegrafin.

Fitim Lladrovci, nga  Drenasi me 23 janar të vitit 2015 është dënuar me 5 vjet burg nga Gjykata Themelore në Prishtinë, pasi akuzohej për organizim dhe pjesëmarrje në grupe terroriste.

Flet Fitim Lladrovci i dënuar për xhihadizëm, që nuk është penduar se iu bashkua ISIS-it
Lexo po ashtu Flet Fitim Lladrovci i dënuar për xhihadizëm, që nuk është penduar se iu bashkua ISIS-it

Në korrik të po të njëjtit vit Gjykata e Apelit i kishte ulur dënimin në 3 vjet e gjysmë.

Arrestohet Fitim Lladrovci, i dyshuar për terrorizëm
Lexo po ashtu Arrestohet Fitim Lladrovci, i dyshuar për terrorizëm

Fitim Lladrovci akuzohej nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës se disa herë udhëtoi drejt Sirisë gjatë viteve 2013-2014 për t’iu bashkuar organizatave terroriste “ISIS” dhe “Al-Nusra”. /Telegrafi/