LAJMI I FUNDIT:

Certifikohen kandidatët e Listës Serbe për zgjedhjet për kryetar në komunat veriore

Certifikohen kandidatët e Listës Serbe për zgjedhjet për kryetar në komunat veriore

Komisioni Qendror Zgjedhor ka certifikuar katër anëtarët e Listës Serbe, për zgjedhjet e jashtëzakonshme në komunat veriore.

Vendimi është marrë me shumicë të votave të anëtarëve të KQZ-së, përveç anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, tha se pas votimit dhe kthimit prapa të vendimit të tyre nga ana e PZAP-së, mund të konsiderohet që Lista Serbe është e certifikuar, pasi siç theksoi ajo, KQZ është e urdhëruar të zbatojë vendimet e PZAP-it dhe se për këtë duhet të anulohet vendimi i tyre.


PZAP anulon vendimin e KQZ-së për moscertifikim të kandidatëve të Listës Serbe në katër komunat veriore
Lexo po ashtu PZAP anulon vendimin e KQZ-së për moscertifikim të kandidatëve të Listës Serbe në katër komunat veriore

“Kemi vendimin e PZAP-it, me dispozitën e këtij vendimi, pranohet pjesërisht si i bazuar apeli i subjektit politik Lista Serbe me seli në Komunën e Mitrovicës së veriut. Nën dy, anulohet vendimin i KQZ-së i datës 24 prill 2019 dhe urdhërohet Komisioni Qendror Zgjedhor ta certifikon subjektin politik Lista Serbe me kandidatët për kryetar të komunave, Goran Rakiq, Vicina Jankovic, Sërgjan Vulloviq dhe Zoran Tadiq për zgjedhjet e jashtëzakonshme që do të mbahen më 19 maj 2019. Vendimet e PZAP-it janë të obligueshme. Sipas ligjit ne kemi tashmë urdhrin e PZAP-it që të certifikohet Lista Serbe me katër kandidatët e saj”, theksoi Daka.

Këtë e kundërshtoi anëtari i partisë opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, i cili tha se qëndron prapa vendimit të mëparshëm për arsye, sipas tij ata e kanë humbur të drejtën kushtetuese dhe ligjore që të marrin pjesë në këto zgjedhje.

Po ashtu, Rrustemi ishte këmbëngulës që të pritet afati prej 24 orësh në mënyrë që të shihet se a ka ankesa.

“Është mirë që tre nga katër kandidatët e Listës Serbe ka marrë rrugë të shqyrtimit ligjor dhe juridik. Unë natyrisht që nuk pajtohem në përmbajtje të  këtij vendimi të PZAP. Unë vazhdoj që të kem qëndrimin që tre nga katër kandidatët e kanë humbur të drejtën kushtetuese dhe ligjore për të marrë pjesë në këto zgjedhje”, theksoi Rrustemi.

Mirëpo pavarësisht kësaj, kryesuesja Daka tha se KQZ-ja do të respektojë vendimin e PZAP-it dhe vetëm mund të konsiderohen të certifikuar kandidatët e Listës Serbe.

“Ne si KQZ jemi të urdhëruar që të certifikojmë subjektin politik Lista Serbe me kandidatët për kryetar të komunave. Mund të konsiderojmë që Lista Serbe është e certifikuar sipas urdhrit të PZAP-së”, tha ajo.

Pas abstenimit të dy anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje KQZ-ja dje nuk ka arritur që të certifikoi kandidatët e partisë Lista Serbe për zgjedhjet e parakohshme në veri. /Kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori