LAJMI I FUNDIT:

Rama: Nuk duam zgjedhje pa opozitën, por nuk kemi rrugë tjetër

Rama: Nuk duam zgjedhje pa opozitën, por nuk kemi rrugë tjetër

“Ne kemi dhënë provën se mes një palë zgjedhjesh pa opozitën dhe zgjedhjeve me opozitën, ne kemi parapëlqyer të dytën dhe kemi sakrifikuar politikisht për ta bërë këtë të mundur”.

Kështu deklaroi sot në Kuvend, kryeministri Edi Rama duke iu përgjigjur të gjithë atyre që mendojnë se zgjedhjet janë anormale në kushtet kur dy parti politike jo të parëndësishme i kanë braktisur ato.

Rama tha se “ata nuk duhet të mendojnë se jemi ne që e duam dhe priremi drejt kësaj gjëje, ne thjesht nuk kemi asnjë rrugë tjetër”.


Kryeministri solli në kujtesë situatën para dy viteve, kur PD ishte futur në çadër, ndërsa “aleatët tanë rrinin mes çadrës dhe qeverisë në pritje të binte qeveria”.

“Në 2017 ne kaluam ylberin në raport me traditën politike në Shqipëri por edhe në raport me vetë mandatin tonë. Ne ndamë të gjitha përgjegjësitë e qeverisjes me ta duke u besuar atyre as më shumë e as më pak, por Ministrinë e Punëve të Brendshme plus ministritë e tjera dhe agjencitë më të rëndësishme shtetërore”, tha Rama.

Por sipas tij, është në rastin kur zgjedhjet u certifikuan nga të gjitha palët dhe u administruan nga vetë opozita, ata u kujtuan t’i konsideronin të paligjshme 2 vite më vonë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori