Pas vlerësimit me çmimin PEN-i Anglez, dhe përzgjedhjes si finalist për çmimin “PEN America 2019”, përmbledhja me poezi “Negative space” e Luljeta Lleshanakut, e përkthyer nga Ani Gjika, përzgjidhet si një nga katër librat finalistë për çmimin Ndërkombëtar GRIFFIN, në Kanada.
Çmimi Griffin, është themeluar në vitin 2000 nga biznesmeni dhe filantropisti Scott Griffin dhe jepet çdo vit në dy kategori: për poezinë ndërkombëtare të shkruar apo të përkthyer në anglisht, dhe për poezinë kanadeze.
Fitues të mëparshëm të këtij çmimi, kanë qenë autorë të njohur, si: Anne Carson, John Ashberry, Charles Simic, Charles Wright, Paul Muldon, Heather McHugh, Paul Celan, etj.
Në argumentin e saj për përzgjedhjen e librit “Negative space” si finalist, Juria e çmimit GRIFFIN shprehet: “’Negative Space’ është gjithkund pjellore. Duke hapur portën e traumës, ne ballafaqohemi me një zë të butë dhe inteligjent, me ngjarje që nxjerrin në dritë realitetin e një njerëzimi të përbashkët, duke i rikthyer dinjitetin këtij njerëzimi. Në një botë të përçarë nga terrori e dhuna, poezia e Lleshanakut është përherë trazuese, por dhe qetësuese për ne, banorët e saj.”
Ndërkohë, në një recension të titulluar “Mbi Luljeta Lleshanakun”, të botuar në të mirënjohurën “London Rivew of books” në fillim të muajit prill, shkrimtari dhe kritiku Michael Hoffman për poezitë e saj ndër të tjera shkruan: “… ato e vendosin Lleshanakun afër poetëve të mëdhenj të Evropës Qendrore dhe Lindore të shekullit të 20-të: Akhmatova, Herbert, Holub, Szymborska, Zagajewski.”
Çmimi GRIFFIN konsiderohet si një nga më të rëndësishmit dhe më bujarët, pasi kap shumën 65 mijë dollarë kanadezë që ndahet midis përkthyesit dhe autorit, ndërkohë që secili nga finalistët shpërblehet me 10 mijë dollarë kanadezë.
Libri “Negative space” është përmbledhje e dy librave me poezi, “Pothuajse dje” dhe “Homo Antarcticus”, të botuara në origjinal nga Shtëpia botuese “OMBRA GVG”. Përkthyesja Ani Gjika, është vlerësuar edhe me grant për këtë përkthim.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëHistori e shkurtë e muzikës shqiptare: Thesari ende i panjohur
Thënie për nënën: Nëna është personi i vetëm në botë që të do para se të të shohë!
Traditat dhe ritet e dikurshme të dasmave shqiptare
Komploti i Taksimit dhe Kosova si strumbullar i lëvizjes për pavarësi të Shqipërisë
Fitorja e Trumpit do të ndryshojë Amerikën, por Evropa mund të ketë një tjetër të ardhme
Çfarë ndodhte në ditët e fundit të sundimit osman në Shqipëri?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A