Ish-luftëtari i UÇK-së, Fisnik Ismaili, ka rrëfyer detaje interesante nga frontet e luftës në Koshare për emisionin “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini.
Ismaili tregon se një moment shumë me rëndësi në Betejën e Koshares ka qenë momenti kur kanë arritur ta rikuperojnë një “centrallë përgjimesh” të serbëve e kapur në kazermën e Koshares.
“Ku ka qenë komanda, shtëpia ka qenë në një lug dhe serbët nuk kanë mundur ta shohin direkt, por në bazë të sinjalit pothuajse çdo ditë e kanë granatuar. Ne nuk na dukej dita interesant nëse nuk dëgjonim që po binin predha. Por meqë shtëpia ishte e ndërtuar nga guri, shpresonim se një predhë nuk e rrëzon. Kishim kujdes kur dilnim jashtë”.
“…Nga ai vend ne operonim. Pas instalimit të antenës me katër metra ne po dëgjonim bisedat e serbëve në 15 kilometër distancë. Ata kishin të koduar frekuencat dhe s’mund t’i ndryshonin. Një komandant thoshte “hajde peshkir” e patëm kuptuar se ata dilnin në kanalin e dytë. Dhe unë kur dëgjoja “hajde peshkir” e ndërroja kanalin në dy dhe dëgjoja bisedat e tyre më lirshëm. Pra ne u mësuam kodet atyre”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Ish-luftëtari i UÇK-së thotë se ka pasur mundësi që mund të kenë pasur edhe pajisje tjera, por një pjesë të madhe të bisedave i kanë dëgjuar.
“E di një rast kur serbët kanë shkelë në mina që vet i kanë vendosur. Në ora tre të mëngjesit ishte plagosur njëri dhe i kishte kapur paniku. U bo shumë e madhe se po të humbnin ata njerëz do të ishte shumë e madhe pasi ata kishin hartat. U bë një kaos i madh në kampin e tyre. Unë mora vesh ku është kaosi dhe ju tregova të gjithëve, që më pas i gjuajtëm dhe i çuam në ajër”, tregon ndër të tjera Fisnik Ismaili. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze