LAJMI I FUNDIT:

Shoferi dhe pronari i “Durmo Tours” lirohen nga paraburgimi

Shoferi dhe pronari i “Durmo Tours” lirohen nga paraburgimi

Gjykatësi i procedurës paraprake përkohësisht ka vendosur t’ua shfuqizojë masën e paraburgimit pronarit dhe shoferit të autobusit “Durmo Tours”, i cili u aksidentua para disa muajve në rrugën Shkup-Tetovë.

Pronari i kësaj kompanie dhe shoferi i autobusit që u aksidentua sipas vendimit të gjykatësit, janë dërguar në arrest shtëpiak, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Për këtë vendim i cili është marrë para dy ditëve, ka reaguar Prokuroria Themelore e cila thekson se gjykatësi nuk ka të drejtë të vendosë për paraburgimin i cili vazhdohet në çdo 30 ditë, pasi gjykatësit e Këshillit Penal, si instancë më e lartë, kanë vendosur që i njëjti të vazhdohet.


Të gjitha lajmet nga aksidenti në rrugën Shkup-Tetovë
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga aksidenti në rrugën Shkup-Tetovë

Nga Prokuroria në ankesë thonë se kjo do të thotë shkelje dramatike e parimit të sigurisë juridike.

Arsyetimi i gjykatësit për shfuqizimin e masës së paraburgimit për dy të akuzuarit është se kanë pasur përkeqësim të shëndetit të tyre.

Ndryshe, nga aksidenti i autobusit “Durmo Tours” jetën e humbën 16 persona, ndërsa mbetën të lënduar edhe dhjetëra tjerë. Sipas Prokurorisë, shkaktari kryesor për këtë aksident ka qenë shpejtësia e autobusit dhe mosfunksionimi i rregullt i pajisjeve për frenim./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Lajme
Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Lajme
Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport

Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport

Lajme
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për Kosovën fituese

Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për Kosovën fituese

Politikë
Kalo në kategori