LAJMI I FUNDIT:

Vuçiq ankohet edhe në Kinë: Jam i tronditur me ‘arrogancën” e Prishtinës

Vuçiq ankohet edhe në Kinë: Jam i tronditur me ‘arrogancën” e Prishtinës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi sot se është i shqetësuar në lidhje me parandalimin e Listës Serbe për të marrë pjesë në zgjedhjet në Kosovë dhe theksoi se ata do të diskutojnë me udhëheqësit e Kinës dhe Rusisë në Pekin, por edhe me kancelaren gjermane Angela Merkel në një takim në Berlin.

Duke theksuar se Kosova do të jetë një nga çështjet kyçe me presidentin e Rusisë dhe Kinës Vladimir Putin dhe Xi Jinping, Vuçiq tha se ai ishte i tronditur ‘nga arroganca’ e Prishtinës, pas një vendimi nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Kosovës, e cila ende nuk ka konfirmuar kandidatët e Listës Serbe për kryetarë të katër komunave në veri.

Vuçiq tha se në prag të takimit në Berlin nuk e di se çfarë mund të diskutojnë me përfaqësuesit e Prishtinës, sidomos pas përpjekjes së fundit për të parandaluar pjesëmarrjen e Listës Serbe në zgjedhjet në veri.


“Më duhet të them se nuk e kuptoj … Kam respektuar gjithmonë kancelaren Angela Merkel dhe presidentin Emmanuel Macron. Unë jam i sigurt se ata janë më të zgjuar se unë dhe do të mendojnë diçka. Në këtë moment nuk e kuptoj se si dhe për çfarë duhet biseduar me Prishtinën”, tha Vuçiq në Pekin, kur u pyet nëse Prishtina me veprimin e fundit ka dëmtuar takimin e ardhshëm në Berlin. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Gjuajtje me armë në Prishtinë, policia nis hetimet

Gjuajtje me armë në Prishtinë, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Kalo në kategori