Përgatitjet e fundit për ardhjen e papës në Shkup, liturgjinë e tij do ta ndjekin rreth 15 mijë vizitorë
Papa Françesku meshën do ta mbajë në sheshin “Maqedonia” në ora 11 më 7 maj. Në hapësirën ku do mbahet mesha do mund të futen vetëm qytetarët që kanë siguruar biletë hyrëse nga Kisha Katolike dhe dokument për identifikim edhe atë vetëm në periudhën prej ora 6 deri në ora 9, pas çka hyrja në shesh do të jetë e ndaluar.
Këto janë vetëm një pjesë e hollësive për vizitën historike të Papës në vend që sot i njoftuan kryeministri Zoran Zaev, peshkopi Kiro Stojanov dhe sekretari shtetëror në MPJ, Viktor Dimovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kryeministri i vendit Zoran Zaev, tha se vizita e papa Françeskut është nder i madh për vendin tonë dhe për afirmimin e saj në botë, ndërsa shtoi se është edhe në shenjë të shënimit të jubileut – 25 vite nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike me Vatikanin.
Ipeshkvi i kishës katolike në vend, monsinjor Kiro Stojanov tha se kjo vizitë është e rëndësishme për inkurajimin e komunitetit të vogël katolik të cilin dëshiron ta inkurajojë në besim, por edhe për zhvillimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve të mira bilaterale mes dy shteteve.
Viktor Dimovski, shef i Trupit koordinues të Qeverisë për organizim të vizitës, informoi se papa do të arrijë në vend më 7 maj me fluturim special në Aeroportin ndërkombëtar Shkup në orën 8:15, ndërkaq në vizitën zyrtare në vend do ta shoqërojë delegacioni 30-anëtarësh.
Ndryshe, pas arritjes në aeroport, papa Françesku në Vilën presidenciale në Vodno do të ketë takime të veçanta me presidentin Gjorge Ivanov dhe familjen e tij. e më pas edhe me kryeministrin Zoran Zaev dhe familjen. Pas këtyre takimeve, ai do të flasë para përfaqësuesve të kreut shtetëror, korit diplomatik dhe të shoqërisë civile.
Për shkak të pranisë së papës, niveli i sigurisë në kryeqytet do të jetë në nivelin më të lartë, ndërsa autobusët e NPQ me qëllim që t’i bartin të gjithë qytetarët e interesuar në ngjarjen e madhe, do të vozisin pa pagesë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze