LAJMI I FUNDIT:

Janushev: Ngjarjet në BFI janë ndërhyrje e drejtpërdrejtë e shtetit te bashkësitë fetare

Janushev: Ngjarjet në BFI janë ndërhyrje e drejtpërdrejtë e shtetit te bashkësitë fetare

Sekretari i Përgjithshëm i OBRM-PDUKM-së, Igor Janushev i vlerësoi ndodhitë e fundit si skandaloze dhe OBRM-PDUKM i në mënyrë i dënon.

“Ajo që e pamë është ndërhyrje e drejtpërdrejtë e shtetit te bashkësitë fetare që për Republikën e Maqedonisë si shtet sekular kjo është e papranueshme”, tha Igor Janshev, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Janushev rikujtoi se në të kaluarën nënkryetari i LSDM-së jepte kualifikime për kreun e BFI-së me çka e quante rezil, të keq dhe arushë e mbrojtur. “Këtë ndërhyrje e dënoj dhe presim nga institucionet kompetente që në fakt erdhën me porosi dhe bënë atë që e pamë dje të tërhiqen dhe t’i ndërmarrin të gjitha masat për zbardhen e plotë të rastit”, tha ai.


Në pyetjen nëse OBRM-PDUKM pajtohet me qëndrimin e Sulejman Rexhepit i cili vazhdon të jetë në krye BFI-së se këto ngjarje ndikojnë për shkak të rezultatit të dobët nga pushtet, Janushev tha se gjithçka që ndodh në periudhën e fundit është rezultat i dëshpërimit nga LSDM.

“Ne disa herë u potencua në të kaluarën se ajo çfarë ndodh në periudhën e fundit posaçërisht në periudhën e fundit të këtyre muajve para zgjedhjeve është dëshpërimi i LSDM-së dhe pushtetit. Duke pasur rejtingun e ulët, ata përpiqen të t’i përdorin të gjithë instrumentet e pushtetit në çdo mënyrë dhe të ndikojnë ndaj secilit”, tha Janushev duke thënë se trysnitë vazhdojnë edhe pse nga OBRM-PDUKM kanë raportuar se secilën ditë ka trysni, kërcënime./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyrtarëve të tjerë të LDK-së

Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyrtarëve të tjerë të LDK-së

Drejtësi
Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet

Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori