LAJMI I FUNDIT:

PSD nuk e përkrah protestën e Vetëvendosjes, thotë se po bëhet për qëllime vetjake

PSD nuk e përkrah protestën e Vetëvendosjes, thotë se po bëhet për qëllime vetjake

Partia Socialdemokrate ka bërë të ditur se nuk do të përkrah protesten e Lëvizjes Vetëvendosje e cila do të mbahet të premten.

Zëdhënësja e kësaj partie, Natyra Kuçi, në një prononcim për Telegrafin ka thënë se PSD përkrah protestat por si subjekt nuk merr pjesë në protesta që sipas saj kanë qëllime vetjake.

“PSD në parim përkrah protestat si mjet për ta ushtruar pakënaqësinë, por si subjekt nuk marrim pjesë në protesta që natyrën e kanë ekskluzivisht për qëllime vetjake”, ka thënë ajo.


Sipas saj rastet e shumta të korrupsonit dhe nepotizmit po shkatërrojnë dhe po cenojnë shtetësinë e Kosovës.

“PSD është plotësisht e përkushtuar që ta luftojë korrupsionin dhe të vendos rend dhe ligj siç edhe e ka dëshmuar me krijimin e komisioneve hetimore parlamentare për punësimet në ndërmarrjet publike. Për të vazhduar luftimin e këtij fenomeni të përhapur në institucione, javën që shkoi PSD ka prezentuar strategjinë Anti-Korrupsion”, ka thënë Kuçi.

Ndryshe sot Vetëvendosje përmes një konference për media ka njoftuar se të premten në orën 11:55 do të mbajnë protestë përball Prokurorisë së shtetit./Telegrafi/