Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, ka bërë hapjen zyrtare të aktivitetit “Ditët e Orientimit për Maturantë”, që ka për qëllim njohjen e maturantëve për së afërmi me mundësitë e studimeve në UP.
13 njësitë akademike të UP-s që nga sot e deri më 26 prill do të jenë të vendosura në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani”, ku për maturantët do të prezantojnë mundësitë që i ofrojnë për studime.
Prorektorja për zhvillim dhe cilësi në UP, Merita Berisha, tha se përmes këtij aktiviteti po tentojnë që të informojnë maturantët për mundësitë që i ofron UP për studime.
“Ky aktivitet e gjen bazën e tij nga plani strategjik të Universitetit të Prishtinës, i cili është një plan dinamik dhe mundohet të përafrojë subjektet e institucioneve të arsimit nga të gjitha nivelet me qëllim që të merren informata konkrete rreth mundësisë së edukimit, orientimit dhe zhvillimit në karrierë në UP të gjeneratave të ardhshme. Përmes planit strategjik të UP-s parashihen objektiva strategjike të ndërlidhjes dhe bashkëpunimit me institucionet e arsimit të mesëm të lartë, me qëllim të informimit dhe orientimit në karrierë për maturantët”, tha ajo.
Ajo tha se qëllim i menaxhmentit të UP-s është rritja në vazhdimësi e cilësisë dhe ndërtimi i urave të komunikimit me maturantët nga e gjithë Kosova.
Ndërkaq, Flandra Sadiku, përfaqësuese nga Busulla – Portali zyrtar i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë për orientim profesional, edukim dhe këshillim në karrierë, ka inkurajuar maturantët që të shfrytëzojnë mundësinë për t’u informuar për mundësitë që i ofron UP.
“Busulla mbështet pesë hapat e orientimit në karrierë përmes pesë moduleve të saj që janë testet e karrierës, profesionet, shkollat, universitetet, puna dhe praktika, si dhe këshilltari. Inkurajojmë të gjithë maturantët nga e gjithë Republika e Kosovës që në këto tri ditë të bëhen pjesë e aktivitetit informues për mundësitë e studimit në UP, në mënyrë që orientimi i maturantëve të bazohet në modele të qëndrueshme të orientimit dhe të zhvillimit në karrierë”, tha ajo.
Nga programi “Studentët ambasadorë” në UP, ka folur Bashkim Hoti, i cili ka inkurajuar maturantët që të zgjedhin UP-në për studime.
“Ne si gjeneratë e parë e programit “Studentët ambasadorë” kemi për detyrë promovimin e Universitetit dhe një detyrë të posaçme në orientimin e maturantëve dhe mikpritjen e tyre në hapësirat e UP-së. Inkurajojmë gjeneratat e reja të studentëve që të bëhen pjesë e programit “Studentët ambasadorë”, me qëllim që studimi në UP dhe puna vullnetare të jenë një dyzim i pandalshëm, i cili do të jetë në funksion të Universitetit dhe vet studentëve. Të gjithë ju që keni dilema në përcaktimin se ku do të studioni ju them se unë jam UP dhe kjo është moto e Universitetit tonë dhe më besoni se do të jeni krenarë që do të jeni studentë të UP-s”, u shpreh ai.
Maturantët kanë pasur mundësi që të informohen nga përfaqësuesit e UP-së për secilën njësi akademike. Një nga ta ka qenë edhe Guri Mazreku, i cili një aktivitet të tillë e quaj esencial për orientimin e maturantëve për studime.
“E shoh shumë të nevojshme të ketë sa më shumë evenimente të tilla për arsye se janë shumë beneficione për studentët, për arsye se gjendemi në një udhëkryq të jetës ku në një farë forme kushtëzohet e ardhmja jonë. Evenimente të tilla ndihmojnë në informimin e studentëve”, tha ai.
Ky aktivitet orientues për nxënës është organizuar nga Qendra për Zhvillim të Karrierës dhe zyra e rektorit të UP-së, si dhe është mbështetur nga Busulla – Portali zyrtar i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë për orientim profesional, edukim dhe këshillim në karrierë. /kp/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Regjistrohet edhe kryeministri Kurti: Ishte proces i thjeshtë dhe i shpejtë
“Kushtëzimi” i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Musliu-Shoshi: Ndërkombëtarët nuk po kërkojnë asgjë çka nuk është dakorduar Kurti në marrëveshjen e Ohrit
Kovaçevski për keqpërdorimet në Agjencinë për Rini dhe Sport: Prokuroria duhet të punojë sipas ligjeve
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri
Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia
Murati i përgjigjet opozitës: Në raportin e DASH-it ka përgjysmim të korrupsionit me këtë Qeveri
Britania e Madhe kërkon t’i kushtohet më shumë vëmendje rreziqeve të konfliktit në Ballkan
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit