Naser Vllasi, i njohur si komandant “Kobra”, gjatë Betejës së Koshares, në emisionin “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka rrëfyer detaje interesante nga lufta në Kosovë.
“Kobra” ka rrëfyer për tërheqjen e trupit të vrarë të Sali Çekajt në frontet e luftës në Koshare.
Ai thotë se deri në ditën e tërheqjes Fadil Hadërgjonaj nuk i kishte treguar se trupi i mbetur në fushat e betejës ishte i gjeneralit Sali Çekaj.
Naser Vllasi thotë se Fadil Hadërgjonaj i kishte kërkuar atij të shkojë dhe të bëj tërheqjen e trupit të një “ushtari të rëndësishëm”.
“Kobra” kishte refuzuar, madje nuk ishte ndjerë mirë pasi që siç thotë nuk e paska ditur që ka “ushtarë më të rëndësishëm se të tjerët”.
Hadërgjonaj i ishte drejtuar edhe njëherë atij por siç tregon vetë Vllasi me një qasje ndryshe, çka kishte vendosur të tërheqë trupin e atij “ushtari të rëndësishëm”.
“Mora vendim që kushdoqoftë ai do të bëj tërheqjen e trupit të tij. Lashë ushqimin dhe u skajova për të biseduar me Fadil Hadërgjonajn. Më tha “Kobra, Salihi u vra”. Në atë moment mua më shkoi mendja se edhe Salihi u vra në Tiranë si Ahmet Krasniqi. Më tha ”jo, por Salihi është ky “ushtari i rëndësishëm”. I thashë se pse nuk më ka treguar me kohë që ishte vrarë Salihu. Më tha “ke çfarë ke, a mund të kryesh këtë detyrë”. I thashë po e pranoj”.
“…Fadili më pyeti sa ushtarë më nevojiten. I thashë katër i kam edhe unë vet jam. Më tha “sonte në mbrëmje”. Thashë jo. Ndoshta edhe s’është trupi i tij, por një sekond më parë që nisemi mund të arrijmë para trupave të armikut”, rrëfen ai, përcjell Telegrafi.
“Kobra” tregon se ai bashkë me katër ushtarë dhe Fadil Hadërgjonajn kanë shkuar në vendin ku ka rënë Sali Çekaj duke gjetur trupin e tij, që më pas e kanë tërhequr./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kasami: Afatet për ndryshimet kushtetuese kanë qenë në një kontekst të caktuar
Rama: Së shpejti, paketa e dytë mbështetëse për panelet diellore
Toshkovski: Numër i madh i pasaportave janë ndryshuar, letërnjoftimet do të vlejnë deri në afatin e tyre të skadimit
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025