LAJMI I FUNDIT:

Naser Vllasi tregon si e vranë komandantin serb në Koshare (Video)

Naser Vllasi tregon si e vranë komandantin serb në Koshare (Video)

Naser Vllasi, i njohur si komandant “Kobra”, gjatë betejës së Koshares, në emisionin “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka rrëfyer detaje interesante nga lufta në Kosovë.

Vllasi ka thënë se në ditën kritike të 11 prillit të vitit 1999, njëri nga zëvendëskomandantët nga vija e parë e frontit i kërkon ndihmë Agim Ramadanit.


“Agim Ramadanit i thonë se jemi në pozitë shumë të vështirë, do të na shfarosin të gjithëve. Agimi në atë moment thotë se të kthehemi ne dhe t’u ofrojmë ndihmë”.

“Kobra” thotë se ai nuk ishte fort dakord më këtë ide dhe ia propozoi një ide alternativë Agim Ramadanit.

“Kobra”: Fisnik Ismaili njeri shumë i besueshëm në Betejën e Koshares, u vendos në bazën e përgjimeve (Video)
Lexo po ashtu “Kobra”: Fisnik Ismaili njeri shumë i besueshëm në Betejën e Koshares, u vendos në bazën e përgjimeve (Video)

“Unë thashë se duhet të japim koordinatat shpejt dhe të godasim, ndoshta do të ndikon psikologjikisht te armiku, dhe forcat që po sulmojnë pozicionet tona ndoshta do të tërhiqen. Agimi më tha “jo se dita është e gjatë”. Agimi pastaj më tha nëse ta merr mendja shko me “Kobrat” asgjëso mortajat në Oplas”, tha ai, përcjell Telegrafi.

“Kobra”: Fisnik Ismaili njeri shumë i besueshëm në Betejën e Koshares, u vendos në bazën e përgjimeve (Video)
Lexo po ashtu “Kobra”: Fisnik Ismaili njeri shumë i besueshëm në Betejën e Koshares, u vendos në bazën e përgjimeve (Video)

Ai rrëfen më tej se në zbatim të urdhrit të Agimit,  gjatë luftimeve kanë vrarë një komandant të ushtrisë serbe.

Naser Vllasi-"Kobra": Agim Ramadani ishte i sistemuar brenda listave të FARK-ut (Video)
Lexo po ashtu Naser Vllasi-"Kobra": Agim Ramadani ishte i sistemuar brenda listave të FARK-ut (Video)

“Ne kemi pasur leje të hapim zjarr pa urdhër të zinxhirit komandues, vetëm nëse vërejmë se është komandant i ushtrisë serbe. Për fat të mirë tonin ne i dëgjonim duke biseduar sepse kishim pisha para dhe nuk mund të vëreheshin. Komandanti i tyre del në livadh dhe Fadil Maloku sapo e vëren gjuan mbi të dhe e vret. Ishte pa armë dhe kapelën e kishte në krah. Fadili nga frika se mos nuk e ka vrarë ka vazhduar të shtie mbi të”, tregon më tej Naser Vllasi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vetëm edhe një ditë i hapur aplikimi për trajnimin

Vetëm edhe një ditë i hapur aplikimi për trajnimin "Mobile Journalism" në fushën e gazetarisë - në fund shpërblehen më të mirët

Komunat
Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare për Kosovën është disfatë historike për Serbinë?

Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare për Kosovën është disfatë historike për Serbinë?

Lajme
U raportua nga gruaja për dhunë, Inspektorati policor thotë se po e heton drejtorin kundër trafikimit me njerëz në Policinë e Kosovës

U raportua nga gruaja për dhunë, Inspektorati policor thotë se po e heton drejtorin kundër trafikimit me njerëz në Policinë e Kosovës

Elfije Boletini
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

Kronika e Zezë
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kalo në kategori