LAJMI I FUNDIT:

Rruga e gjatë e Kosovës drejt NATO-s

Rruga e gjatë e Kosovës drejt NATO-s

Që nga miratimi i tri ligjeve për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, nga një forcë për ndërhyrje emergjente në një forcë ushtarake, anëtarësimi i Kosovës në NATO, tani theksohet të jetë ndër prioritetet kryesore në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Institucionet e Kosovës thonë se aspirata për anëtarësim në Aleancën Veriore-Atlantike (NATO), do të vazhdojë të trajtohet me seriozitetin më të madh.

Zyrtarët e Qeverisë së Kosovës theksojnë se bashkëpunimi, transparenca dhe koordinimi me mekanizmat e NATO-s në Kosovë, ndihmon vazhdimisht në arritjen dhe forcimin e standardeve demokratike.


Zëvendësministri i Mbrojtjes në Qeverinë e Kosovës, Burim Ramadani, tha se Kosova është aleat i besueshëm i NATO-s, dhe se sipas tij, Kosova në ketë rrugë ka përparësi të shumta pasi që ka plotësuar një pjesë të madhe të kritereve të këtij mekanizmi.

“Kosova e kupton procesin e anëtarësimit në NATO, e kupton se si funksion dhe se si merren vendimet në Aleancën Veriore-Atlantike. Si të tilla do të jenë edhe koordinimet e plota në të gjitha fushat në mënyrë që jo vetëm rritja e prezencës, integrimi dhe në fund edhe anëtarësimi në NATO, por se edhe i gjithë procesi të jetë i suksesshëm”, tha Ramadani.

Sipas tij, anëtarësimi i Kosovës në NATO, është një fushë shumëdimensionale që përfshinë aspektet demokratike e diplomatike si dhe aspektet e avancimit institucional dhe të mbrojtjes.

Zëvendësministri i Mbrojtjes i Qeverisë së Kosovës, Burim Ramadani, i cili tashmë është emëruar edhe Koordinator Nacional për Integrim dhe Anëtarësim në NATO, thotë se Kosova e ka të definuar politikën e vet të jashtme dhe të sigurisë.

Ramadani thekson se në ketë drejtim do të ketë angazhime për të pasur një koordinim më të gjitha institucionet vendore dhe ndërkombëtare në mënyrë që, siç thotë ai, “kjo çështje të trajtohet saktë në rrugën drejt integrimit dhe anëtarësimit në NATO”.

“Në fazat e para, sigurisht që Kosova synon të ketë veprime të caktuara të cilat nuk paraqesin asnjë lloj pengese as për ne, as për NATO-n. Po ashtu në fazën e ndërmjetme synojmë që t’i formatizojmë hapat e saktë për anëtarësim të plotë në NATO. Për ne është shumë me rëndësi që komunikimi dhe raportet e Kosovës me NATO të jenë të qëndrueshme. Është me rëndësi që këto raporte të avancohen dhe kjo është detyra jonë e parë në ketë fazë. Po ashtu, është me rëndësi që edhe hapat për anëtarësim të formalizohen dhe kjo është sfida që na pret”, tha Ramadani.

Zëvendësministri tha se Kosova është duke kaluar në procese të ndryshme politike dhe se sipas tij, afrimi i Kosovës në NATO, nuk mund të ndërlidhet me proceset të tjera.

Ndërkaq, njohësi e çështjeve të sigurisë, Gjon Culaj, konsideron se Kosova në rrugën e saj drejt integrimit në NATO, do të përballet me sfida, si të brendshme ashtu edhe të jashtme.

Ai thotë se përpos dialogut të strukturuar që duhet të nis në mënyrë që të shkohet drejt marrëveshjes se parë të partneritetit për paqe, duhet punuar edhe në aspektin bilateral me shtetet që janë pjesë e NATO-s e të cilat e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

“Natyrisht, tash janë krijuar edhe disa kushte në nivel institucional, sepse një ndër sfidat kryesore të brendshme e kemi kaluar, pra tashmë ka kaluar ligji i cili ka transformuar forcat tona të sigurisë në Forca të Armatosura të Kosovës. Pra, si një ndër kushtet kryesore. Megjithatë, mbetet ende punë, do të jetë me gjasë më e gjatë [rruga] sesa ne mendojmë tani për tani. Por, megjithatë jemi në rrugën e duhur se tashmë ekziston ky vullnet politik i institucioneve tona që ky proces të institucionalizohet”, tha Culaj.

Zyrtaret thonë se institucionet e sigurisë në Kosovë, në rend të parë Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), ka kapacitete të specializuara që mund të ndihmojnë paqen dhe sigurinë kudo në botë krah për krah me ushtarët e vendeve të NATO-s.

Në Ministrinë e Mbrojtës së Kosovës, thonë së përgjatë 20 vjetëve, Kosova ka treguar bashkëpunim dhe koordinim të plotë me misionin e KFOR-it, të udhëhequr nga NATO-ja e po ashtu edhe ka bashkëpunim në baza ditore me Ekipin këshillues dhe ndërlidhës të NATO-s që ndihmon në zhvillimin e standardeve demokratike.

Ndryshe, anëtarësimi në NATO është i hapur për “çdo shtet tjetër evropian që është në gjendje të respektojë parimet e këtij Traktati dhe që kontribuon në sigurinë e zonës së Atlantikut të Veriut”.

NATO ka gjithashtu atë që ajo e quan Plani i Veprimit për Anëtarësim. Plani i ndihmon anëtarët të cilët aspirojnë të përgatiten për anëtarësim dhe që i përmbushin kërkesat kryesore, duke u ofruar atyre këshilla praktike dhe ndihmën përkatëse.

Qëllimi i NATO-s, sipas parimeve të saj, është të garantojë lirinë dhe sigurinë e anëtarëve të saj nëpërmjet mjeteve politike dhe ushtarake.

Vendimet në NATO merren me konsensus në bazë të vullnetit kolektiv të të gjitha vendeve anëtare./rel/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rama në Londër flet për vrasjen e Martin Canit: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles

Rama në Londër flet për vrasjen e Martin Canit: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Bajrami publikon të dhëna për kontratat njëburimore: Hekuran, ku janë shpifjet?

Bajrami publikon të dhëna për kontratat njëburimore: Hekuran, ku janë shpifjet?

Ekonomi
“Rama ik!”, incident në nisje të fjalës së kryeministrit brenda sallës në Londër

“Rama ik!”, incident në nisje të fjalës së kryeministrit brenda sallës në Londër

Lajme
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
​Maqedonci tregon detaje për trajnimin e FSK-së në programin kanadez MTCP

​Maqedonci tregon detaje për trajnimin e FSK-së në programin kanadez MTCP

Lajme
Kalo në kategori