E konfirmojnë edhe hulumtimet e reja: Fëmijët e parë janë më të mençurit
Nëse jeni fëmija i vogël apo i mesëm në familje, atëherë përgatituni për një lajm të keq: vëllai apo motra juaj i madh me shumë gjasë mund të lavdërohet se është më i vjetri, por edhe më i mençuri.
Dhe, për këtë fakt, lirisht mund t’i fajësoni prindërit, transmeton Telegrafi.
Hulumtimet e publikuara në “Journal of Human Resources” kanë zbuluar se fëmijët që lindin të parët performojnë shumë më mirë sesa tjerët në teste kognitive duke filluar nga foshnjëria – pra ata janë më mirë të përgatitur për suksese intelektuale e akademike falë mënyrës se si rriten nga prindërit.
Sipas ekspertëve, kur një çift bëhen prindër për herë të parë, ata duan ta bëjnë çdo gjë në mënyrën e duhur dhe kështu e trajtojnë shumë më mirë fëmijën e parë.
Me secilin fëmijë që lind pas fëmijës së parë, prindërit kanë tendenca të relaksohen deri në atë masë saqë më nuk ia plotësojnë çdo nevojë fëmijëve.
Pra, megjithëse prindërit mund t’i duan të gjithë fëmijët barabartë, fëmijët e parë kanë tendenca të marrin më shumë stimulim mendor nga prindërit, pasi që marrin vëmendje të pandarë nga dy prindërit.
Posa prindërit ta kenë sjell një fëmijë në botë, atyre u duket më sfiduese t’ia përkushtojnë të njëjtin nivel të kohës dhe “investimit” fëmijëve që vijnë pas.
P.sh. pas çdo fëmije që lind pas fëmijës së parë, prindërit shpenzojnë më pak kohë duke u lexuar, duke u mësuar koncepte bazike si alfabeti, etj.
Kjo nuk ka ndonjë ndikim në sjelljen apo personalitetin e fëmijës, por te fëmijët e parë ndikon duke ua rritur vetëbesimin akademik dhe performancën. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPse nuk duhet t’i thuash fëmijës ‘po’ për çdo gjë?
Femra në karrierë: Flakeni ndrojtjen, depresionin dhe stresin
Gabimet që i bëjnë më së shpeshti prindërit në raport me fëmijën e llastuar
Ngjyrat e thonjve që jua bëjnë duart të duken si të vajzave të reja!
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj
Burim infeksioni? Si të veproni nëse keni puçrra në zonën intime
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit