LAJMI I FUNDIT:

Mbi 16,000 njerëz po kërkojnë që mësuesja të pushohet nga puna – shkaku i një komenti në detyrat e shtëpisë së nxënësit të saj (Foto)

Mbi 16,000 njerëz po kërkojnë që mësuesja të pushohet nga puna – shkaku i një komenti në detyrat e shtëpisë së nxënësit të saj (Foto)

Një baba ka bërë thirrje që një mësuese të pushohet nga puna pasi sipas tij ajo ka shkruar diçka “absolutisht patetike” në detyrat e shtëpisë së djalit të tij.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Chris Piland nga Pensilvania, SHBA, ishte i tmerruar kur pa komentin e shkruar me bojë të kuqe në testin e djalit të tij Kamdyn.


Nga nxënësit e klasës së dytë, për fëmijët e moshës ndërmjet shtatë dhe tetë vjeç, ishte kërkuar për të zgjidhur sa më shumë probleme të zbritjes për tre minuta.

Kur po kontrollonte detyrat, mësuesja e cila është emëruar lokalisht si Alyssa Rupp Bohenek, shkroi:

“Absolutisht patetik. Ai u përgjigj në 13 pyetje për 3 minuta! Keq”.

Piland pastaj ndau një fotografi të detyrave të shtëpisë në mediat sociale, duke thënë se mësuesja gjithashtu ka qenë e vrazhdë gjatë gjithë vitit me djalin e tij.

Kështu, një koment i tillë mbi testin e matematikës së fëmijës është cilësuar si “ngacmim” dhe ka nxitur thirrjet që ajo të pushohet nga puna.

Madje, i botuar në internet, peticioni thuhet të ketë mbledhur gati 16,600 nënshkrime që nga e hëna në mëngjes. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Një grua regjistroi aksidentalisht hapat e parë të djalit të saj, skena është e adhurueshme

Një grua regjistroi aksidentalisht hapat e parë të djalit të saj, skena është e adhurueshme

Fun
I premtoi se do t’ia jep 10 funte nëse ia pastron veturën, britaniku pendohet keq – nipi 8-vjeç ia mbushi tërë mjetin me ujë

I premtoi se do t’ia jep 10 funte nëse ia pastron veturën, britaniku pendohet keq – nipi 8-vjeç ia mbushi tërë mjetin me ujë

Fun
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Interesante
Pronari i bëri banjë bulldogut, shikoni reagimin gazmor të qenit

Pronari i bëri banjë bulldogut, shikoni reagimin gazmor të qenit

Fun
Rekord i ri botëror: Amerikani gjuan dhe kap shpatën me zjarr 73 herë në 30 sekonda

Rekord i ri botëror: Amerikani gjuan dhe kap shpatën me zjarr 73 herë në 30 sekonda

Interesante
Ndaloi një furgon që lëvizte pa shofer - por më pas kuptoi se kishte gabuar rëndë

Ndaloi një furgon që lëvizte pa shofer - por më pas kuptoi se kishte gabuar rëndë

Fun
Kalo në kategori