LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Nuk kam asgjë personale me Mogherinin, por me materien në dialogun Kosovë-Serbi

Haradinaj: Nuk kam asgjë personale me Mogherinin, por me materien në dialogun Kosovë-Serbi

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se nuk e ndryshon qëndrimin sa i përket akuzave që i ka drejtuar kohë më parë ndaj përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian (BE) për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini, se ka shkaktuar trauma në rajon dhe e ka devijuar dialogun Kosovë-Serbi.

Sa i përket samitit të Berlinit i cili do të mbahet më 29 prill, Haradinaj tha se do ta mbaj këtë qëndrim, sa herë të jetë nevoja për mbrojtjen e vendit.

Haradinaj tha se diskutimi për kufij, territore në dialogun Kosovë-Serbi ka qenë gabim dhe ka mundur ta destabilizoj rajonin.


“Takimi i bie që është nga kancelaria Merkel. Për ne nuk ka vërejtje se kush merr pjesë në këtë takim. Nuk ka ndonjë ndryshim në qëndrimet tona sa i përket saj që i kam thënë Mogherinit. Kam pas me ia thënë Mogherinit dhe në të kaluarën dhe do ia them sa herë të jetë nevoja për të mbrojt të drejtën e vendit tim. Diskutimi për kufij, territore ka qenë gabim, ka mundur ta destabilizoj rajonin është mirë që është tejkalua ajo, dhe nuk është mirë me mbajt gjallë këtë temë sepse veç e destabilizon rajonin”, theksoi ai.

Kryeministri i vendit, po ashtu tha se nuk ka asgjë personale ndaj përfaqësueses së lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherinit por me materien e diskutimit.

“S’kam vendim kush e udhëheq. Kam vendim në parimet e dialogut. S’kam asgjë kundër Mogherinit, por kundër asaj se si është kthyer dialogu, pra me materien e diskutimit”, ka thënë ndër të tjera, kryeministri, Ramush Haradinaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Lajme
Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Lajme
Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Drejtësi
Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Lajme
Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Arsim
Thaçi nuk merr pjesë në seancë për arsye shëndetësore, Selimi shfaqet me kollare me motive shtetërore

Thaçi nuk merr pjesë në seancë për arsye shëndetësore, Selimi shfaqet me kollare me motive shtetërore

Lajme
Kalo në kategori