LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj shpreh ngushëllime për vdekjen e të riut në Mitrovicë, kërkon hetim të saktë

Haradinaj shpreh ngushëllime për vdekjen e të riut në Mitrovicë, kërkon hetim të saktë

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka shprehur ngushëllimet lidhur me vdekjen e të riut Visar Behrami nga shembja e hotelit Adriatiku në Mitrovicë.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook, ka kërkuar nga institucioneve relevante që të hetojnë saktë të gjitha rrethanat e këtij incidenti.


Nxirret trupi i pajetë i të riut nga gërmadhat e Hotelit "Adriatiku" (Video)
Lexo po ashtu Nxirret trupi i pajetë i të riut nga gërmadhat e Hotelit "Adriatiku" (Video)

Postimi i plotë:

I pikëlluar me lajmin për vdekjen e të riut Visar Behrami nga shembja e objektit në Mitrovicë. Ngushëllimet më të sinqerta familjes së të ndjerit. Iu bëj thirrje institucioneve relevante të hetojnë saktë të gjitha rrethanat e këtij incidenti dhe të çojnë para drejtësisë shkaktarët e tij. /Telegrafi/