LAJMI I FUNDIT:

Nxirret trupi i pajetë i të riut nga gërmadhat e Hotelit “Adriatiku” (Video)

Nxirret trupi i pajetë i të riut nga gërmadhat e Hotelit “Adriatiku” (Video)

Pas gati shtatë orë kërkimesh është nxjerr trupi i pajetë i punëtorit, që e zuri shembja e një pjese të ish-hotelit “Adriatiku” në Mitrovicë.

Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim nga Komuna e Mitrovicës, Nehat Bahtiri konfirmoi për Telegrafin se trupi është është nxjerr pa shenje jete nga gërmadha e objektit të shembur.

Ai bëri të ditur se viktima është Visar Behrami, 27 vjeçar, nga Mitrovica.

Ky është i riu që humbi jetën nga shembja e Hotelit "Adriatiku" (Foto)
Lexo po ashtu Ky është i riu që humbi jetën nga shembja e Hotelit "Adriatiku" (Foto)

Ish-hoteli Adriatiku është shembur në orët e pasdites të së hënës. Ndërsa, në pjesën e shembur kanë qenë katër persona, tre janë tërhequr ndërsa viktima kishte mbetur nën rrënoja.

Gjetja e trupit të riut nga Mitrovica është bërë pas disa orë kërkimesh nga ekipet e shpëtimit, Policisë, zjarrfikësve  dhe  FSK-së, e cila kishte angazhuar qen të trajnuar për këso rastesh kërkimi.

Ndërsa prokurorja e rastit, Fetije Bajrami ka konfirmuar  se prokuroria ka ndaluar dy persona – punëdhënësin dhe punëkryerësin. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Kalo në kategori