LAJMI I FUNDIT:

Shtohet edhe ndërrimi i tretë, reduktohet lista e pritjes për rezonancë magnetike në QKUK (Video)

Shtohet edhe ndërrimi i tretë, reduktohet lista e pritjes për rezonancë magnetike në QKUK (Video)

Klinika e Radiologjisë në QKUK ka vite që ballafaqohet mungesë të aparaturës dhe listë të gjatë të pritjes në veçanti për rezonancë magnetike.

Mirëpo drejtori i kësaj klinike Bujar Gjikolli, thotë se lista e pritjes për rezonancë magnetike është reduktuar dukshëm muajt e fundit pas shtimit të orarit të punës dhe  aktivizimit të ndërrimit të tret  në këtë klinikë.

“Kemi aktivizuar edhe ndërrimin e tretë, ku tashmë ftojmë më shumë edhe 39 pacientë dhe u kryejmë shërbimin. Kemi arritur ta zbresim listën e pritjes nga një vjet në një muaj”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Bujar Gjikolli.


Gjikolli, thotë se edhe prishja dhe vonesat në servisimin e pajisjeve kanë qenë një faktor ndikues për lista të gjatë të pritjes që ka  vështirësuar punën në këtë repart.

“Për të kryer shërbime na nevojitet funksionimi i aparaturës. Aparatura është e njëjtë por funksionimi është më i mirë. Si rezultat i këtyre të arriturave është mirëmbajtja e aparaturës që e bëjnë operatorët ekonomik. Më herët çdo prishje ka rezultuar me ndreqjen e saj”, deklaroi më tej Bujar Gjikolli, përcjell Telegrafi.

Ndërsa, drejtori i përgjithshëm i SHSKUK-së, Basri Sejdiu thotë se është blerë edhe rezonanca e dytë magnetike, e cila pritet që shumë shpejt të funksionalizimet.

“Sa i përket pajisjeve tashmë janë blerë. Ka pas pajisje që nuk i kemi pasur dhe tashmë janë blerë. Nëse flasim për rezonancën magnetike, ka pasur vetëm një në Kosovë tash është blerë edhe e dyta…Jemi duke u funksionalizuar në të gjitha anët”, deklaroi  Basri Sejdiu.

Lista e pritjes për rezonancë magnetike në QKUK në vitin e kaluar ishte më shumë se një vit. /RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Specialja del me sqarim për refuzimin e kërkesës së Thaçit për të vizituar babanë në spital

Specialja del me sqarim për refuzimin e kërkesës së Thaçit për të vizituar babanë në spital

Drejtësi

"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit

Politikë
Kush fshihej pas fotove dhe videove erotike në Instagram? Policia e Korçës arreston autoret

Kush fshihej pas fotove dhe videove erotike në Instagram? Policia e Korçës arreston autoret

Lajme
Stacioni “Qendra” i policisë mbeti pa rrymë, dyshohet që është djegur transformatori

Stacioni “Qendra” i policisë mbeti pa rrymë, dyshohet që është djegur transformatori

Lajme
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Lajme
Parashikimi i motit për ditën e zgjedhjeve në Kosovë: Kush voton herët, përgatitet për të ftohtin

Parashikimi i motit për ditën e zgjedhjeve në Kosovë: Kush voton herët, përgatitet për të ftohtin

Lajme
Kalo në kategori