LAJMI I FUNDIT:

Publikohet video-dokumentari që tregon aktivitetet që Dua Lipa zhvilloi me refugjatët sirianë në Liban

Publikohet video-dokumentari që tregon aktivitetet që Dua Lipa zhvilloi me refugjatët sirianë në Liban

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, ka zhvilluar javë më prë një vizitë te kampet e refugjatëve sirianë në Liban.

Së bashku me organizatën botërore që u del në ndihmë fëmijëve, UNICEF, Dua ka gëzuar një pjesë të mirë të refugjatëve me prezencën e saj.


“Dua të flas në veçanti për refugjatët, sepse ndjej që kam një lidhje personale kur i shoh njerëzit teksa përshtaten në çfarëdo rrethanash që janë vënë për shkak të konflikti. Asnjë familje apo fëmijë nuk dëshiron të largohet nga shtëpia e vet. Të gjithë kanë ëndrra. Të gjithë meritojnë barazi dhe një vend ku mund të jetojnë, të mësojnë dhe të arrijnë potencialin e plotë”, kishte thënë artistja shqiptare në Instagram pas aksionit të ndërmarrë.

Së fundmi, në kanalin YouTube është publikuar edhe dokumentari i plotë, i cili tregon aktivitetet që Lipa ka realizuar bashkë me aktivistët e UNICEF-it në Liban.

Në video mund të shohim se si artistja shqiptare u afrohet me dashamirësi fëmijëve sirianë, ndërsa i pyet ata për emrin dhe moshën, duke u befasuar me përgjigjjet e tyre në gjuhën angleze.

Më pas në një tjetër qendër strehimi, shumë prej vajzave të moshës së re shihen teksa bëjnë fotografi me këngëtaren e tyre të preferuar, që i ka nderuar me vizitën e saj.

Përfundimi i videos, tregon se si Dua i ka vizituar fëmijët në shkolla, dhe së bashku kanë lexuar dhe realizuar aktivitete të shumta sportive në palestër. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Magazina
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Ndërsa ajo dhe Bardhi presin fëmijën e tyre të parë, Sara Gjordeni befason me veprimin e fundit

Ndërsa ajo dhe Bardhi presin fëmijën e tyre të parë, Sara Gjordeni befason me veprimin e fundit

Magazina
“Gjithë çfarë fitova, i investova në biznes”, Efi shumë shpejt në ekran me një emision të ri, të padëgjuar më parë

“Gjithë çfarë fitova, i investova në biznes”, Efi shumë shpejt në ekran me një emision të ri, të padëgjuar më parë

Magazina
Diola Dosti dhe Erolld Belegu në vëmendjen e publikut:  Biznesmeni jep përgjigjje për të gjitha kritikat e publikut

Diola Dosti dhe Erolld Belegu në vëmendjen e publikut: Biznesmeni jep përgjigjje për të gjitha kritikat e publikut

Magazina
Kalo në kategori