LAJMI I FUNDIT:

Rojat e kafenesë sulmuan një turist që u hodh në lumin që ndodhej në afërsi (Video)

Rojat e kafenesë sulmuan një turist që u hodh në lumin që ndodhej në afërsi (Video)

Veprimi i një turisti që kishte të veshura vetëm brekë, nuk iu ka pëlqyer aspak rojave të një kafeneje në Durhm të Anglisë.

Ata e kanë rrahur keq të riun, pasi u hodh në lumin që ndodhej pranë, shumë afër klientëve që po pushonin, transmeton Telegrafi.

“E paralajmëruan, se është e ndaluar të zhytesh në atë pjesë, aq më pak me brekë të zakonshme, andaj u bënë të dhunshëm” ka thënë një i pranishëm.


Në anën tjetër, dhuna e ushtruar ndaj tij është konsideruar se ishte e tepruar, sepse ai nuk kishte pasur në plan të ofendonte askënd. /Telegrafi/