Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nesër do të vendos rreth subjekteve politike dhe kandidatëve për kryetar që kanë aplikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet e jashtëzakonshme, në katër komunat e veriut.
Anëtarët e KQZ-së, në mbledhjen e fundit kanë kërkuar që të shikohet me kujdes i gjithë aplikacioni i Listës Serbe, dhe kandidatëve të saj, të cilët edhe pse kanë dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarëve në komunat Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan, të njëjtit kanë aplikuar për zgjedhjet e jashtëzakonshme të cilat do të mbahen më 19 maj.
Ata madje kanë ngritur shqetësimin e kandidimit nga të dorëhequrit, duke kërkuar që të shikohen pjesa ligjore dhe kushtetuese e këtyre kritereve të përcaktuara me ligj.
Nesër fillimisht do të prezantohen rekomandimet nga Zyra për Regjistrim të Partive Politike, ndërsa, më pas i mbetet anëtarëve të KQZ-së që të vendosin për subjektet politike apo kandidatët që mund të marrinë ose jo pjesë në zgjedhje.
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi në një intervistë për KosovaPress, ka thënë se Zyra për Regjistrim të Partive Politike, është në përgatitje të rekomandimeve.
“Aktualisht zyra për regjistrim të partive politike dhe certifikim është në përgatitje e sipër të rekomandimeve në lidhje me subjektet politike dhe kandidatët që kanë aplikuar për t’u certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet e 19 majit në këto katër komuna. Rekomandimet e zyrës do të paraqiten në mbledhje të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, e cila është planifikuar të mbahet gjatë ditës së nesërme, pra të martën. Se cila do të jetë përmbajtja e rekomandimeve lidhur me këto aplikime do të bëhet e ditur në mbledhjen e KQZ-së, pastaj janë anëtarët e KQZ-së që do të vendnosin për këtë cështje”, tha ai.
Por edhe pse certifikimi nuk është bërë sot, ashtu edhe siç ishte paraparë, Elezi shprehet i bindur se nuk do të ketë ndonjë ndikim në afatet tjera, të cilat janë të miratuara me planin operacional nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Nga data 9 prill ka filluar edhe afati për dorëzimin e kërkesave për akreditim të vëzhguesve për zgjedhjet e jashtëzakonshme në Mitrovicën e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan, mirëpo, ende askush nuk ka aplikuar për të vëzhguar këto zgjedhje.
“Deri më tani, në këto momente që po flasim, nuk kemi pranuar ndonjë aplikim nga ana e ndonjë organizate qoftë nga shoqëria civile, pastaj edhe nga ndonjë shtëpi mediatike për t’u akredituar si vëzhguar për të përcjellur procesin zgjedhor. Jo vetëm në ditën e zgjedhjeve por edhe procesi pastaj që zhvillohen në qëndrën e numërimit dhe rezultateve. Afati për aplikim për t’u akredituar si vëzhgues, do të përmbyllet me datën 12 maj”, tha ai.
Valmir Elezi ka inkurajuar të gjitha subjektet politike dhe organizatat për të aplikuar si vëzhgues, për pjesëmarrje gjatë procesit zgjedhor dhe numërimit të votave.
Ai mes tjerash tha se KQZ është duke kryer të gjitha përgatitjet në bazë të planifikimeve, duke thënë se janë të gatshëm për këto zgjedhje të cilat do të mbahen më 19 maj.
Ndryshe, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, para pak ditësh ka shpallur zgjedhjet për kryetarë të katër komunave në veri të Mitrovicës, që kishin dhënë dorëheqje, pasi në Qeveri të Kosovës ishte marrë vendimi për taksën prej 100 për qind për produktet serbe e boshnjake.
Në këto zgjedhe përvec Listës serbe do të marrë pjesë edhe Partia Demokratike e Kosovës dhe Lista Serbe./kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë
"I dëgjuam telefonat duke ju dridh nën plloçë" - banori i fshatit Jabllanicë rrëfen momentin e kërkimit të fëmijëve nën rrënoja
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Dy të maskuar me motor qëlluan mbi kamerat e shtëpisë, 3 vëllezërit i zunë në pritë - zbardhet ngjarja e djeshme në Malësinë e Madhe
Krasniqi, Abdixhiku e Haradinaj shprehin dhimbje pas tragjedisë në Jabllanicë, kërkojnë hetim të plotë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos