LAJMI I FUNDIT:

Spasovski ngushëllon familjarët e policit që ndërroi jetë nga aksidenti në Kumanovë

Spasovski ngushëllon familjarët e policit që ndërroi jetë nga aksidenti në Kumanovë

Ministri për Punë të Brendshme, Oliver Spasovski sot ka dërguar telegram ngushëllimi deri tek familjarët e policit të ndjerë, Viktor Cvetkovski i cili humbi jetën mbrëmë nga një aksident në Kumanovë.

“Në këto momente të vështira jemi së bashku me ju ndajmë dhimbjen për humbjen e rëndë e të riut. Ministria për Punë të Brendshme, kolegët kanë humbur një shok të pastër dhe të vlefshëm, ndërsa ju keni humbur një dajë, burë, baba, vëlla, shok”, shkuan Spasovski.

Aksident në Kumanovë: Një polic humb jetën, ndërsa një tjetër është në gjendje të rrezikut për jetë
Lexo po ashtu Aksident në Kumanovë: Një polic humb jetën, ndërsa një tjetër është në gjendje të rrezikut për jetë

Mbrëmë në Kumanovë ka ndodhur një aksident i rëndë ku një veturë ka goditur dy policë njëri prej të cilëve ndërroi jetë në vendin e ngjarjes./Telegrafi/