LAJMI I FUNDIT:

Aksident në Kumanovë: Një polic humb jetën, ndërsa një tjetër është në gjendje të rrezikut për jetë

Aksident në Kumanovë: Një polic humb jetën, ndërsa një tjetër është në gjendje të rrezikut për jetë

Një polic mbrëmë ka humbur jetën, ndërsa një tjetër me lëndime të rënda trupore është transferuar në Klinikë pas aksidentit të rëndë të mbrëmshëm që ndodhi në Kumanovë.

“45 minuta pas mesnatës, në rrugën rajonale Kumanovë-SVeti Nikollë në afërsi të kryqëzimit të “Ajduçka Çeshma” një veturë e markës “Mercedes” me targa të Kumanovës, e drejtuar nga S.J. (40), ka goditur polic V.C. (37) dhe A.M. (25) i cili është kandidat për tu bërë zyrtarë policor, i cili ishte në detyrë zyrtare. V.C. ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa A.M. me lëndime të rënda trupore është dërguar në Klinikën “Nënë Terezë” në Shkup”, thonë nga MPB.


Nga atje thonë se S.J. me veturën “Mercedes” ka ikur nga vendi i ngjarjes, pas së cilës në rrugë rajonale Kumanovë-Sv. Nikollë në afërsi të hotelit “Satelit” ka goditur një veturë “Skoda” me targa të Kumanovës, e drejtuar nga N.P. (34)

Shoferi i veturës “Skoda” dhe bashkudhëtarët e tij D.J. (42) kan marrë lëndime të rënda, ndërsa A.J. (52) ka marrë lëndime të lehta. D.J. është dërguar në Klinikën “Nënë Terezë” në Shkup.

S.J. është dërguar në spitalin e Kumanovës, ndërsa kundër të njëjtit gjatë ditës do të ngritet padi penale./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori