LAJMI I FUNDIT:

Caktohet masa e paraburgimit ndaj tre të kthyerve nga Siria, të dyshuarit për pjesëmarrje në organizata terroriste

Caktohet masa e paraburgimit ndaj tre të kthyerve nga Siria, të dyshuarit për pjesëmarrje në organizata terroriste

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, gjyqtari i procedurës paraprake të këtij departamenti, sot ka caktuar masën e paraburgimit ndaj të pandehurit A.M për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Bashkimi apo pjesëmarrja në ushtrinë apo policinë e huaj, në formacionet e jashtme paraushtarake ose para policore në organizimet grupore apo individualisht jashtë territorit të Republikës së Kosovës nga neni 3 par.3 të Ligjit për ndalimin e bashkimit në konflikte të armatosura jashtë territorit të vendit, ndërsa ndaj të pandehurve A.K dhe V.Q  për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist nga neni 143 par. 2 të KPRK-së.

Të pandehurve A.M, A.K dhe V.Q iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaj për secilin veç e veç.


Gjykata ka caktuar masën e paraburgimit ndaj tre të pandehurve bazuar në nenin 187 par.1 nënpar.1.1 dhe 1.2 pika 1.2.1, 1.2.2 dhe 1.2.3 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës.

Palët kanë të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

Lajme
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Vranët dhe me riga shiu

Vranët dhe me riga shiu

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori